Artisti i Popullit, Demir Zyko nderi dhe lavdia e Shoqatës” Atdhetare Kulturore Tomorri “

1165
Sigal

Ëngjëll Musai

Kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”

Shoqata  Tomorri  dhe  gjithë Skrapari sot mbas 40 vitesh krenohen me këngëtarin  e shquar të Iso- polifonisë toske Demir Zyko. Para 40 vitesh këngëtari i shquar dhe me zërin e rrallë  Demir Zyko u vlerësua me çmimin e madh” Artist i Popullit”. Për Skraparin ky lajm ishte aq sa emocionus por dhe  në përmasat e një krenarie të madhe. Jehona e zërit të Demirit tani po rrëmbente jo vetëm zëmrat e skraparasve, në Festivalin Kombëtar të Gjirokastrës, por po shpalosej deri në lartësinë e maleve. Me këngët e madhërishme. si:”Mbeçë more shokë mbeçë ,  Mëmëdheu,  39 mos adhësh kurrë, O ju malet e Skraparit ai mbeti i  pavdekshëm në fondin e këngëve popullore, ato  u bënë  pjesë e shpirtit ku këndohen gjithandej në Shqipëri. Ai u shfaq si këngëtar së bashku me grupin e tij të përbërë  nga Mehdi Kushe, Shahin Çinari, Neshat Hebibasi dhe më i riu Agim Carkanji që e la si trashëgim në breza.Këngëtari i madh Demir Zyko u bë mik i shkrimtarit të madh Dritëro Agollit dhe të tjerë personaliteteve të muzikës dhe të artit. Demirin e gëzoi shumë ky titull i madh, por ai asnjëherë nuk u mburr dhe ti binte gjoksit. Këngëtari që lindi nga malet mbeti ashtu i thjeshtë atje mes malesh edhe pse zëri i tij pushtoj ekranet brënda vëndit dhe gjithandej nëpër botë. Emri i këngëëtarit Demir Zyka  sot e mban Ansabli Folklorik i këngës këtu në Tiranë. Mirënjohje për këte këngëtar të shquar që e ngriti kulturën skraparase në maja të larta.