Artan Fuga:”E kush do me ia lënë kinezit kopilin te dera në Rinas”! 

451
Sigal

Opinion nga Artan Fuga

E kush do me ia lënë kinezit kopilin te dera në Rinas!

Mirë brenda aeroportit nuk lika kinezi me u afrua “kom shqiptari”, po aeroportin si territor nuk e kontrollojmë dot ne?

Ta mbikqyrim nga maja e pemës me dylbi,
nga frengjitë e kalasë të Krujës me tejqyrë,
nga Kalaja e Prezës me byth gjymi!

Nuk vëzhgohen dot blindat që hyjnë nga dera dhe dalin nga dera në mes të ditës!

Apo e edhe aty nuk na le Kinezi!!!

Hajde kineza hajde!

Cfarë kontrolli mbi territorin!!!

Mjafton ndonjë naço nga të lagjes sime, me e lënë në majë të ndonjë peme duke pi raki në Prezë për t’a mbajtur territorin nën vëzhgim e mos me lënë me kalu as miza pa e rregjistruar!

Ne ose jemi idiotë, ose jemi gjeni që bëjmë si idiotë!

Nuk kuptoj se përse ja fut kot Balluku!!!

Kupton gjë ajo nga kontrolli i territorit apo nga politikat e mbrojtjes të zonave strategjike të vendit apo yxhym përpara jep deklarata kineze si ato të viteve ’70 nëpër televizione!

Mjaft pash nderin se u shkrimë duke qeshur!

Ore kinezit i marrim të keqen ne!

Ku kinezi që është fuqia e parë në botë për kërkim shkencor dhe nesh që jemi akoma te sqepari.

Ne as ujgurë nuk jemi!