Andi Bushati: Ndërkombëtarët flenë në shtëpitë e oligarkëve

447
Sigal

Analisti dhe gazetari Andi Bushati tha se përfaqësuesit e trupit diplomatik në Tiranë duhet të ndërgjegjësohen për situatën në vend. Sipas tij ata nuk duhet të shohin vetëm shpërthimin dhe dhunën në protestë por duhet të shohin çfarë ka shkaktuar revoltën e qytetarëve. Dhe për të ilustruar faktin se diplomatët janë jashtë realitetit, Bushati tha: “Ndërkombëtarët flenë në shtëpitë e oligarkëve që i kanë marrë me qira apo i kanë blerë” .

Në këtë prizëm, tha ai, protesta dje djegia e mandateve te opozites duhet të shërbejë edhe për “shkundjen” e ndërkombëtareve jo vetëm të Qeverisë.

Kujtojmë se më 16 Shkurt, kur me mijëra njerëz protestuan në dyert e Kryeministrisë, ndërkombëtarët bënë thirrje për qetësi dhe të mos dhunohen institucionet, në rastin konkret selia e qeverisë.