Analizë nga Ëngjëll Musai: Shtetarët e PPP, rektorët dhe dekanët miliarderë përballë protestës së studentëve më të varfër të Evropës

760
Sigal

Analizë nga Ëngjëll Musai: Shtetarët e PPP, rektorët dhe dekanët miliarderë përballë protestës së studentëve më të varfër të Evropës. Ku shkojnë 60 milionë dollarë që zhvaten çdo vit si të ardhura dytësore nga universitetet që paguhen nga taksat e shqiptarëve?

Banka e qeverisë dhe bankomati i studentëve

“Si të jetë arsimi sot, do jetë e ardhmja e vendit nesër”. Kjo është një nga postulatet më të famshme por edhe më diferencuese midis qeverisë së përgjegjshme dhe asaj antikombëtare, të pushtetit të popullit që mbi gjithçka vënë interesin afatgjatë të vendit dhe zaptuesve të pushtetit që mendojnë për të grabitur duke u lënë brezave tokën e djegur nga pas. Prej vitesh kamë ngritur shqetësimin mbi situatën kaotike në arsimin e lartë shqiptar ,duke marrë shkak edhe nga raportet dhe relatat e ngushta me shumë pedagogë, dekanë dhe rektorë të universiteteve publike dhe atyre private. Nuk ka asnjë kontestim kur mendon reformën që “Rilindja” nisi duke mbyllur sikurse e theksoi kreu i saj “fabrikat e diplomave”. Madje deklaratat e para të shoqëruara me veprime konkrete krijojë një lloj besimi që arsimi shqiptar dhe, sidomos, ai universitar po kthehen në binarët e duhur.

  • Por ç’ndodhi pas saj? A ishte e sinqertë “Rilindja” në iniciativën e vet?
  • Sa e sinqertë ishte ajo me qytetarin dhe taksapaguesit e saj?

Këtyre dhe shumë pyetjeve të tjera po i rikthehemi me një analizë të shkurtër dhe disa fakte konkrete, edhe pse atyre që kanë ngjyer gishtin në paratë e taksapaguesve, apo kanë favorizuar me vendime grupe të caktuara interesi nuk do t’i vijë për shtat. Ajo që duhet pranuar ka të bëjë me faktin se universitetet shtetërore (publike) ushtrojnë aktivitetin e tyre në godinat shtetërore, ku pedagogët paguhen nga shteti, sektori ndihmës i administratës paguhet nga taksat që qytetarët i paguajnë shtetit, pajisjet dhe laboratorët janë të shtetit, energjinë e paguan shteti, ujin e paguan shteti. Pra, gjithçka mbulohet nga buxheti i shtetit. Me pak fjalë, janë paratë e taksave të qytetarëve, bizneseve që shpërndahen për arsim, shëndetësi, rend, mbrojte, e kështu me radhë. Nëse do i analizonim një nga një sektorët, të gjithë çalojnë dhe shërbimet janë në nivelin më të ulët, e shoqëruar kjo nga papërgjegjshmëria e stafeve të administratës, asaj universitare, rendit, shërbimit spitalor, e kështu me radhë. Por le t’i kthehemi kostos së arsimit për të cilën studentët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë nisën dje protestat e tyre masive. Studentët e arsimit publik paguajnë rreth 50 mijë lekë vit (500 USD). Po kaq paguan edhe tek privati, ose ndoshta 205 më shumë. Po si ka mundësi që shpenzimet e Universiteteve Shtetërore (publike) i ka shteti dhe pagesa për regjistrime dhe provime pak a shumë janë një lloj si tek privati, kur ky i fundit paguan pedagogë, ambiente, qira, dhe gjithçka që duhet në kuadrin e ushtrimit të aktivitetit normal.

Por le të bëjmë një llogari të taksave, të cilat universitetet publike kanë vetëvendosur me bekimin e bordeve, të përbëra nga universiteti dhe ministria e Arsimit

Në Shqipëri në universitet publike studiojnë rreth 23 mijë persona në 1 vit akademik. Duke qenë që në bachelor, janë 3-vjeçare, atëherë në të tri vitet studiojnë afërsisht 70 mijë studentë. Këta 70 mijë studentë paguajnë afërsisht 500 USD në vit dhe shuma që grumbullojnë universitetet shkon në 35 000 000 dollarë. ( 35 milionë $ )

Në master llogariten rreth 10 mijë studentë, të cilët paguajnë mbi 1000 mijë USD në vit. Duke qenë se janë dy vite, shuma arrin në 20 mijë studentë. Atëherë 20 mijë x 1000 dollarë, shuma totale që paguajnë studentët e masterit shkon në 20 milionë dollarë.

Pra Universitetet Shtetërore (publike) grumbullojnë në 1 vit 55 milionë dollarë, nga studentët që kanë konkurruar, kanë fituar të drejtat me listat e publikuara nga MASR, ndërkohë që këto universitete paguhen njëherë nga taksapaguesit, (ambientet, pedagogët, administratë, energji, ujë etj.) Atëherë ç’janë këto miliona që këta agallarët e Universiteteve me VKM-në e qeverisë dhe udhëzimet e MASR, vendosin “gjoba” dytësore?! Autonomia e shumë pretenduar dhe bordet e ministrisë dhe universiteteve, nuk janë gjë tjetër veçse qendra të grabitjes së qytetarëve me mënyra të djallëzuara dhe të ndyra në bashkëpunim midis qeverisë dhe universiteteve. Tani Qeveria ka vendosur edhe një taksë tjetër në bashkëpunim me MASR dhe Fakultetet që studentët duhet të paguajnë rreth 6.7 dollarë për kreditet që nuk plotësojnë. Nëse një student ka më të paktën 5 kredite pa marrë x 6.7 USD afërsisht 34 USD. Atëherë 90 mijë studentë x 34 USD = 3 milionë USD. Pse? Ku e kanë gjetur këtë të drejtë që të vendosin gjoba? Kjo as më shumë dhe as më pak është grabitje dhe maskarallëk që u bëhet familjeve të shqiptarëve të varfër. Është kjo arsyeja që nga 40 mijë studentë në vit që kishim nga 1992- 2005, jemi katandisur në 23 mijë, sepse studentët kanë marrë arratinë dhe jo pak, por afërsisht 40% e të rinjve. Në fund të fundit, çdo ekonomi shtetërore apo familjare ka llogari, dhe në këto llogari nuk janë përjashtuar edhe doktoraturat ku vlera e regjistrimeve dhe studimeve është shumë herë më e kripur, por me të dhe faktet tronditëse rreth saj me të cilat do merremi në ditët që vijojnë.

Shembujt në Rajon dhe Evropë

Nuk po marrim shembujt në Evropë ku arsimi i lartë publik është falas dhe për studentët ekselentë jepen pagesa nga vetë shteti për t’i stimuluar dhe mbajtur si vlera kombëtare. Kjo gjë ndodh në Francë, Greqi, Spanjë, Gjermani, Austri etj. Nuk po themi as për Kosovën që e ka koston tre herë më të lirë se universitetet shqiptare dhe pedagogët paguhen shumë herë më mirë se sa në Shqipëri. Po çfarë e gjën shtetin dhe universitetet që 200 studentë të shkëlqyer, jo vetëm që nuk duhet t’iu marrë taksë, por t’i stimulojë duke u paguar me të paktën 200 euro në muaj. Në fund të vitit shuma që do t’i kushtojë shtetit do të shkojë rreth 500 mijë euro, ndërkohë që universitetet grumbullojnë si të ardhura dytësore 60 milionë euro në vit. Nuk po flasim as për taksat që universitetet shtetërore janë të zhveshura, ndërkohë që privati paguan edhe taksa. Po ky shtet mendon të “investojë” në koncesione, sepse aty është mënyra më e mirë për të grabitur paratë e taksapaguesve, shifra e të cilave sipas raportit më të fundit të organizmave të auditimit financiar ballkanik, arrijnë në 3 miliardë euro.

Jo pa qëllim e fillova këtë analizë modeste me faktin, se nga arsimi varet e ardhmja e vendit, për ta mbyllur me një tjetër fakt tronditës, se një i shkolluar më shumë, është një i burgosur më pak dhe një shkollë më shumë, është një burg më pak. Është koha që shtetarët të mendojnë sado pak për të ardhmen e vendit, në të kundërt protesta studentore është zgjidhja e vetme për të larguar këtë klasë të babëziturish të politikës dhe qeverisjes në vend.