ANALIZA / DIKTATORËT KANË IDENTITET TË RREMË DHE FUND TRAGJIK

551
Sigal

Mark Topollaj

Shenjtorja Ildegarda di Bingen e Qeveria e skaduar e Edi RAMËS

Dhimbja dhe varfëria e shkatërrojnë besimin. Kurse dashuria prezantohet si një besim i dobët, sepse ajri i kësaj toke është i përgjakur. Sidoqoftë njerëzit kanë aftësinë për t‘i parë gjërat e pahijshme ashti si Shqiponja që kundron diellin.

Zoti Rama, varfëria është e tejskajshme, prandaj leri koncesionet se më mirë është të zvogëlosh varfërinë. Asnjëherë nuk ke menduar se si do të rriten shqiptarët e vegjël. Ktheu nga populli, se rrugët bëhen kur t’i vijë koha. Administrata jote është e matriarkatit primitiv dhe prodhon afera korruptive. Paaftësia është e papërsëritshme. Duhet ta dish se diktatorët kanë identitet të rremë dhe fund tragjik. Dimër. Ftohtë. Në një mëngjes të vranët në parvazin e dritares të një shtëpie e të rrënuar vjen e ulet një zog duke bërë Ciu….ciu… E zonja e shtëpisë fshin lotët e varfërisë për ta parë e dëgjuar mirë zogun e shpresës. Ndoshta ky zog ka ardhur për t’i sjellë fat kësaj shtëpie dhe fëmijëve të saj të lodhur nga mjerimi. Por zogu iku dhe nëna e mjerë e humbi vështrimin në kujtesën e saj dhe i rrodhën përsëri lotët. Njerëzit kanë pësuar një çrregullim të shumëfishtë të personalitetit. E gjithë populli thotë: “Në Shqipëri parajsa vjen nga vdekja.” Në vazhdimësi shihen fëmijët e mjerimit që mbledhin lotët e prindërve të tyre për të larë fytyrën.

Zoti Rama dështove me ‘Rilindjen’. Kurse ti çdo dështim e paraqet si sukses. Je i suksesshëm në krijimin e një shteti pa pushtet gjyqësor që tregon kalbëzimin e administratës tënde. E shoh të udhës t’i prezantoj lexuesve shqiptarë dhe qeverisë tënde të skaduar një ilaç për shërimin e njerëzve, një shenjtore, një zonjë enigmatike, një mit e një muzikant me famë, bijën e Gjermanisë Ildegarda di Bingen. Njerëzit që sollën në pushtet nuk dihet nga, e si i solle. E shkuara e tyre prezantoi pa aftësinë e të tashmes. Shembull i freskët është rrugaçi politik Saimir Tahiri, i pasuruar nga Dukavicët e Balla-Ballabanët që i mban çdo ditë pranë vetes. Ja përse parfumi i virtytit të kësaj zonje duhet të penetrojnë në hapësirën e tokës sonë. Kjo tokë do njerëz të ditur e me virtyt të lartë. Ildegarda në vështrimin kozmik reflektonte dritë dhe një dije të madhërishme ku njerëzit dhe natyra dhe brendësia e universit gjejnë harmoninë e origjinës së tyre. Atë e thërrisnin ‘nana’ dhe ‘e fejuara e engjëjve’. Është e natyrshme që njerëzit e kësaj toke të dhunuar nga pushtimet e njëpasnjëshme dhe të copëtuara, ta ndjejnë veten në vështirësi. Shembujt monstruozë janë kalatë e gërvishtura. Hijet që na rrethojnë kanë forcën e izolimit të flakës së zjarrit që ndriçon vatrat tona. Ky eliminim historik na krijon mall dhe na përloti. Mediokriteti i politikës sonë, lejoi ndërtimin e varreve greke për ushtarët që janë vrarë jo nga ne, Të vjen të ulërish! Nesër fëmijët e këtij shovinizmi jugor do t’u vërsulen fëmijëve tanë “…na lëshoni tokën e varreve tona!”. Injoranca e politikanëve në këtë mënyrë po vepron edhe me detin. Mungon kurajë për të vendosur, reciprocitetin. Në veri Kosova do të shkëmbejë tokat shqiptare me tokat shqiptare. Për këtë poshtërim Kombëtar ka dhënë mendim dhe Edi Rama. Ky veprim është një turp e tradhti kombëtare. Pse shqiptarët asnjëherë nuk janë gjetur të bashkuar për një qëllim të vetëm siç është çështja e Atdheut. Bari kur del nga toka rritet në vazhdimësinë e natyrës së vet, pemët myshkun e tyre e prezantojnë nga ana e veriut. Dielli, hëna dhe yjet përparojnë dhe lëvizin sipas ligjeve të Universit. Edhe peshqit lëvizin tufa tufa të bashkuar. Përse Shqiptarët nuk kujtohen të lëvizin në domosdoshmërinë e Bashkimit Kombëtar. Kjo mungesë jo e zakontë na krijon mall në ndërgjegjen tonë të konsumuar. Ja përse parfumi dhe virtyti i Ildegarda di Bingen duhet të penetrojë në hapësirën e tokës sonë dhe në mendjen e njerëzve të ditur për të shporrur injorancën e politikës shqiptare.

Zoti Edi Rama, je ulur përpara një pasqyre të thyer që prezanton mendime të munguara. Ti ke mbledhur simbolet e ndryshme të së keqes, natyrën intime feminile dhe karakterin poshtërues të hajdutëve e kriminelëve. Këto nuk të lënë të shohësh realitetin e dhimbshëm shqiptar, për para kësaj pasqyre të thyer. Si erdhi realiteti i shëmtuar shqiptar? Mos njohja e një rrezikshmërie që vjen nga psikoterapia mbështetëse ekspresive. Prandaj këta lloj njerëzish duhet t’i nënshtrohen analizës që quhet psikoterapia-psikanalitike për të siguruar ekzistencën e aktivitetit njerëzor. Ardhja jote në pushtet krijoi kurthin e ligësisë së fshehur e të pa parashikuar, krijoi një ligësi të pamenduar. Mashtrimi i politikës kultivoi tek ne heshtjen dhe nënshtrimin, prandaj zgjohuni! Buxhetit të shtetit i mungojnë ca pare, Shqiptarët prapë të fundit në Evropë. Ligjet nuk funksionojnë. Kryeministri i shkel ligjet në emër të asaj që do bëjë shtet pa e kuptuar se ç’është shteti. Është e udhës të largohesh, ndryshe edhe zogjtë e maleve do ta braktisin vendin. Demokracia nuk e pranon drejtimin me konflikte, sepse konflikti sjell reagim.