Akademik Artan Fuga: Tragjikomedia e propagandës për integrim evropian!

517
Sigal

Çfarë mjerimi të mashtrosh duke thënë, se Shqipëria paska marrë ok. për të hapur negociatat!

Dhe përse? Sepse ndonjë teknicien i parruar nga ata që janë në ikje e sipër për politesë thonë ndonjë fjalë të mirë në varrim!

Për shkak të politikave të mbrapshta në ekonomi, arsim, media, kulturë, shkencë, drejtësi, kudo, ne nuk na qasin në fshat, këta duan të martohen edhe me gocën e priftit!

Këta bëjnë edhe priftin me barrë! Lëre pastaj se çfarë i bëjnë gocës të priftit!

Eh jo jo!

Këta që thonë se do të hapen negociatat janë të vetmit fajtorë që Shqipëria sot është e përjashtuar, jo nga BE, por edhe nga kultura dhe civilizimi i sotëm evropian.

Janë edhe komikë të mëdhenj në paradokset idiote që paraqesin nëpër panele televizive!

Shihini!

Nuk kemi parlament legjitim, nuk kemi gjykata, nuk bëjmë dot zgjedhje, por ama kushtet për të hapur negociatat i kemi plotësuar!

Kërkojmë negociatorë të huaj si në kohën e Princ Vidit, të vitit 1997, këta thonë kemi bërë detyrat e shtëpisë!

Me lot, me lot!

Shqiptarët marrin arratinë nga vendi i tyre me numrin më të madh të kërkesave për azil në Evropë, ja pra, a nuk po shkojmë në Bashkimin Evropian???

Me lot, me lot!

Tellalli i hap negociatat, kurse shtetet evropiane deklarojnë, se as nuk duan të na shohin në horizontet e tyre! E çfarë rëndësie ka vendimi i vërtetë, rëndësi ka propaganda!

Me lot, me lot

Kemi bërë progres për në Bashkimin Evropian, bërtasin, ndërkohë raportet për ekonominë, korrupsionin, të drejtat e njeriut, arsimin, shkencën, kulturën, mediat, nxijnë nxijnë sa të vjen turp!

Bëjnë sikur mërziten që Evropa na tregon vendin, por shkakun e gjejmë te populizmat dhe nacionalizmat evropiane! A thua se këto nacionalizma nuk krijohen pikërisht se ka vende si ne me politika vagabonde që Evropa ruhet t’i ketë në gjirin e saj, pa ardhur në rrugën e Zotit!

Këta janë argumenti pikërisht edhe për ngjalljen e nacionalizmave dhe populizmave në BE!

Me lot, me lot!

Thonë se duan integrimin evropian, pikërisht atë nuk duan, sepse kanë krijuar ekonomi monopolistike dhe tregun shqiptar e duan për vete dhe miqtë e tyre!

Këta krenohen edhe kur BE evropiane dërgon policët e vet për të ruajtur kufijtë tanë! E quajnë integrimin evropian!

Me lot, me lot, tani do të na dërgojnë edhe berberë, shoferë taksie, roje institucionesh, sepse për asgjë nuk kanë besim te ne!

Na kanë nxjerrë bojën!

Te gjitha pikat turistike monumentale kulturore jashtë standardit, këta krenohen se ka turistë, a thua se edhe diellin dhe ujin e bekuar të detit janë këta që na e kanë dhuruar!

Kam parë nëpër dyqane qe një palë atlete importi kushtojnë 230 euro në Tiranë, Durrës, Korçë a gjetiu!

Sa të blesh 7 ose 8 palë këpucë lëkure në çdo vend europiano-perëndimor!

Me lot me lot!

Me lot me lot, por sa për të qeshur edhe për të qarë!