Akademik Artan Fuga: Shkuan gjallesat të votojnë

122

Shkuan gjallesat të votojnë

Gomari: Ku di unë ç’a thonë, për mua ka rëndësi të pëllas që të dukem.

Derri: Unë kam pak kërkesa, Shqipëri hesapi, pak baltë dua unë sa të zhgërryhem…

Miu: Aman ta hedh votën sa për t’u dukur se votova, që mos më thonë, po ti o mi, përse qëndron në vrimën tënde???

Dhelpra: T’ia jap votën ariut, se është leshko.

Papagalli: Unë votoj gjithmonë njësoj, jam besnik, nuk di slogane të tjera.

Delja: Unë votoj qorrazi si delet e tjera, e di dashi se ku duhet ta hedh votën.

Lakuriqi i natës: Çfarë prisni nga unë që të mos votoj qorrazi!!!

Iriqi: Unë votoj për inat, ngre gjembat përpjetë dhe mendja s’më punon fare. Mos më nxehni, po ju them!

Breshka: Kushdo të fitojë mua s’më bën dot gjë se kam zhguall unë. Të tjerët, kush po çan kokën për ta!

Majmuni: Unë votoj me imitim, si të votojë derri.

Kërmilli si hermafrodit: Unë nuk votoj, se jam i depolitizuar.