Akademik Artan Fuga: Ndal puçit institucional antireformator në ASH

181

Ndal puçit institucional antireformator të 10 janarit 2019 në Akademinë e Shkencave të Republikës të Shqipërisë! 

Gazetarë dhe gazetare më kanë bërë me dije se e kanë pasur të vështirë të marrin informacion të thelluar për atë që pritet të ndodhë dhe si është ngjizur dhe konceptuar mbledhja e Asamblesë të Akademisë të Shkencave e 10 janari 2019, të cilën e kam quajtur:

Tentativë për të rrëmbyer e marrë peng nga individë të veçantë, kundër reformimit,

drejtimin e Akademisë të Shkencave të Republikës të Shqipërisë, një institucion publik, i rregulluar me ligj, një puç institucional kundër Statutit dhe vendimeve të mëparshme të Asamblesë.

Ja dokumentet që unë do t’i analizoj me hollësi dhe në detaje në vazhdimësinë e kësaj jave me të gjitha prapaskenat e veta!