Akademik Artan Fuga: Ja pse nuk marr pjesë në zgjedhje, as në 30 qershor, as në 13 tetor

194

Nga Artan Fuga:

U dekretua edhe një datë tjetër për zgjedhje nga ana e Presidentit të Republikës, ajo e 13 tetorit 2019!

Mirëpo, sado juridike që të jetë, unë i qendroj përsëri mendimit tim që pa një pjesëmarrje në votime të subjekteve politikë kryesorë, zgjedhjet me këtë kushtetutë që kemi, nuk mund të jenë legjitime!

Partia socialiste dhe koalicioni i saj deklaron sot se nuk merr pjesë atje. Në këto kushte pa këtë pjesëmarrje unë si qytetar përsëri nuk do të merrja pjesë në ato votime.

As në të 30 qershorit, por as në të 13 tetorit!

Për të njejta arsye:

– Do të dilnin bashki ose komuna moniste duke na kthyer në diktatura lokale
– Komisionet zgjedhore do të ishin partiake dhe të pabesueshme tamam si këto tani
– Do të rrezikonim paqen sociale sikurse po bëjmë tani duke e mbytur Shqipërinë! Anija jonë prej letre po mbytet!
– Nuk do të kisha alternativa për të zgjedhur, pikërisht si tani.
– Do të na duhej më parë një Gjykatë Kushtetuese për të na thënë nëse dekreti i Presidentit është ose jo Kushtetues.
– Përsëri në bashkitë ku ka kryetarë bashkie të majtë nuk do të bëheshin zgjedhje tamam sikurse rrezikohet tani në bashkitë e djathta.
– Përsëri në vend të auditit të punës të pushtetit lokal do të kishte deklarata patetike dhe llogje fjalësh, ose sikurse themi në komunikim nga Shkolla e Paolo Altos : sallatë fjalësh!
– Përsëri në atë kohë elektorati i majtë nuk do t’i njihte këto zgjedhje sikurse bën tani elektorati i djathtë!

Pa u ndryshuar kodi elektoral që të krijojë barazinë e votës dhe të konkurimit,
pa u hetuar krimi elektoral,
pa u krijuar konsensusi për zgjedhje të lira në një shtet të së drejtës,
Pa iu dhënë votimeve një legjitimitet juridik para qytetarit,
Pa pjesëmarrjen e lirë, të qetë dhe sigurinë sociale për qytetarin në votime, pa evituar votime me presion për bukën e gojës, sikurse tani, pa hequr shenjat në gishta, nuk ka zgjedhje të lira në Shqipëri!

Dekretet, sado me vullnet të mirë të jenë, sjellin veçse inflacion dekretesh dhe dobësojnë fuqinë e akteve juridike presidenciale!

Në fakt, kjo republikë që kemi, sikurse thërras që nga vitit 2000, e ka mbyllur ciklin dhe prodhon kriza politike!

Na duhet një republikë tjetër!

Urgjentisht!

Burra shteti janë ata që bëjnë reforma të mëdha!

Republikë tjetër ose do të biem në barbari!

Por këtë mund të realizojë një Kuvend jo si ky i sotmi ku deputetët gjoja opozitarë janë si bamje me mish pa mish, pra janë deputetë të partisë demokratike ose LSI, por që as partitë si njohin ata, as ata nuk i njohin partitë e tyre.

Janë deputetë jetimë!
Ose “kopila”! Politikisht them!
Në të gjitha zonat e vendeveve vakante duhen shpallur zgjedhje të pjesëshme them unë!