Akademik Artan Fuga: Ç’të bëjmë?

617
Sigal

Ç’të bëjmë?

Të rregullohen kushtet në konvikte? Po sa për qind e studentëve gjejnë një vend në konvikt, a e dini? Sa është qiraja e dhomës, a e dini?

Të ulen përgjysmë tarifat? Kjo do t’i degradonte kushtet e studimeve dhe cilësinë e mësimdhënies, si edhe gjendjen e pedagogëve. Me gjysmë çmimi do të blinin domate të kalbura. Kjo masë nuk mjafton!

Të marrin pjesë studentët në borde??? Por ato borde janë jofunksionale, me ose pa studentë i kanë degraduar universitetet shqiptare. Janë pa asnjë legjitimitet.

Duhen kërkesa të vërteta që zgjidhin çështjet!

Për mua tani ka nevojë për masa të mençura:

  1. Krijimi i një këshilli emergjence pranë ministrisë së Arsimit, ose edhe më lart për reformimin e Arsimit të Lartë.
    2. Përgatitja e një samiti a kongresi për Arsimin e Lartë me të gjithë aktorët e interesuar socialë e politikë dhe intelektualë të vendit. Urgjent.
    3. Pranimi i amendimit të ligjit për Arsimin e Lartë, që e pranon ose jo ndonjë fletushkë shërbëtore propagandistike people, është ai baza e të gjitha të këqijave që ka mbërthyer Shkollën e Lartë.
    4. Përpunimi i shpejtë i modelit të universiteteve publike shqiptare.
    5. Pezullimi i të gjithë bordeve për një kohë të dytë, derisa të përpunohet modeli i ri i administrimit.
    6. Pranimi i pagesës me këste i detyrimeve financiare të studentëve.
    7. Pranimi i përpunimit të një ligji të integrimit të shkencës dhe kulturës e dijes në shoqërinë e sotme shqiptare.
    8. Planifikimi i një studimi mbi gjendjen e Arsimit të Lartë në Shqipëri dhe paraqitja e tij si një plan masash Kuvendit të Shqipërisë.
    9. Bashkia Tiranë të kthejë në destinacionin e përdorimit të aseteve të UT, që i janë uzurpuar në mënyrë arbitrare.

Bordet qesharake të Universiteteve

Doni të dini shpejt e shpejt se përse bordet janë qesharake? Ja një fakt që shpresoj te jetë i vërtetë dhe që ma dërgojnë studentë.

Mbetet për t’u verifikuar nga gazetarët.

Individë që nuk kanë lidhje fare me administrimin e arsimit financiarisht, figura politike, nëpunës administrate që vijnë marrin honorare dhe as nuk mendojnë për strategjinë e universiteteve tona. Këta duhen hequr nga ata që i kanë emëruar! Që të hënën në mëngjes! Të bëjnë punën e tyre atje ku janë, mos na ngatërrohen ne universitarëve nëpër këmbë!