Akademia, nga Prof. Aleks Buda tek Gjinushi

905
Sigal

E premtja e zezë e Akademisë së Shkencave

Nga Hyqmet Zane

Kjo e premte që është cilësuar e zezë për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë duket se ka nxjerrë në krye Skënder Gjinushi, Vërtet shumë turp! Kjo Akademi e ashtuquajtur e shkencave gjithçka ka bërë, por vetëm shkencë në shërbim të kombit nuk ka bërë asnjëherë. Bile nuk mbaj mend të ketë dalë ndonjëherë një akademik të flasë në emër të institucionit për të dhënë verdikte të larta dhe shkencore për probleme në lidhje me çështjet kombëtare dhe për ato brenda vendit që do të duhej të ishte si një Akademi e të urtëve të kombit, por që kanë njollosur urtësinë e këtij vendi dhe këtij kombi. Është për të ardhur keq që edhe këtë institucion prestigjioz në emër e mori nën sqetullën e tij nje ish nomenklaturë e diktaturës dhe që nuk e di se me çfarë morali do të dalë para shqiptarëve Skënder Gjinushi që gjithnjë ka manifestuar besnikërinë e tij ndaj diktaturës dhe diktatorit dhe një antidemokrat i devotshëm që para 28 vjetësh. Turp dhe shumë turp. Nuk e di, këta ambasadorët e Evropës a kanë haber se çfarë bëhet në këtë Shqipërinë tonë apo ata janë bastardët e Evropës? Të mendosh që kjo akademi kishte një personalitet si Aleks Buda dhe sot ka në krye një dyshe, Skënder Gjinushi + Edi Rama.