Agim Jazaj: Pushteti meritohet, fitohet por nuk grabitet…

834
Sigal

Pushteti: meritohet, përcaktohet, fitohet, nuk grabitet…

Çdo pozicion zyrtar, poltron drejtimi, instutucioni, i cilido niveli, deri te Guberna lartë: përcaktohet, zgjidhet nëpërmjet zgjedhjes, apo emrimit, në bashki, ministri dhe qeveri, të cilat nuk janë pronë e personit, apo e sunduesit, por janë pronë e popullit.

Cilido i zgjedhur, i pushtetit vendor dhe atij qëndror, vjen nëpërmjet votës referendare.

Deputetin, këshillatrin, kryetarin e bashkisë, përfaqsuesin e popullit, e zgjedh- zgjedhësi në mënyre të vullnetëshme, me garë të hapur, të barabard, të ndershme dhe demokratike…

Gjithëkush i zgjedhur përmes rrugës ligjore, po edhe asaj morale, e ka meritur, por dhe e ka justifikuar përgjithësisht këtë pozicion, sepse e kanë zgjedhur zgjedhësit, të të cilëve u mbeten mirënjohës në përjetësi, të zgjedhurit, duke i besuar në kohë shumë të vështirë dhe në një shoqëri të traumatizuar, të dhunuar e përçunduar, në harkun e 3 dekadave, (duke u thelluar kriza) sa dhe të respektuar, të skalitur në kujtesën njerëzore.

Një filozofi e lashtë, sa dhe e re përcillet, por sa njihet dhe aplikohet te ne: ”Popujt futen në luftë, sepse nuk din të zgjedhin prijsit e tyre!”

Në shoqërtitë e përparuar, të emanicipuara dhe të civlizuara; Pozita meritohet, fitohet dhe nuk rrëmbehet. Shoqëritë e përparuara, të të cilave ju refereohemi dhe i lakmojmë, ndoshta teorikisht, dinë të zgjedhin për prijsa në çdo nivel, me gjithë përfshirjen, ndaj dhe janë aq përpara…

Zgjedhja përcaktohet nga zgjedhësit, sepse zgjedhësit: Dinë të zgjedhin: Shohin me sy, dhe veprojnë me arsye…

Nëse do të zhvilloheshin zgjedhjet e 30 qershorit me përafrimet e standarteve të formuluara me legjislacionin shqiptar, 7 male kaptuar me standrdet europiane: Do të bëhej edhe transferimi i poshtetit, jo me ndërresa, turne, shqyerje bravash, rrethime policore, por me shoqërime shoqërore, njerëzore, miqsore, përqafime dhe urime qytetarie…

Ramush Haradinaj, Kryeministri i Kosovës dha dorëheqjen, sepse u rikërkua të paraqitej në gjykatën e Hagës. Atje nuk u paraqit si kryeminstër i një shteti të sapo krijuar, por si një qytetar i madh, i një Kombi të Selitur…Dhe u rikthye më i burrëruar, duke e çuar vendin e tij të shënjtë; në zgjedhje të parakohëshme…

Ja modeli i Njeriut, i Udhëheqsit, dhe i Shqiptarisë! Mirënjohje! Edhe për këtë akt madhor, sa dhe të munguar për politikën shqiptare!…

Edhe një njeri me logjikën minimale, me element të kufizuar inelekti, duke e bërë krahasimin me kryeministrin e Shqipërisë, ku kriza ka mbërthyer e pllakosur vendin, Kombin Amë: Krahasimi është shumë drithërues…

Nëse do të zhvilloheshin zgjedhje normale, ligjore të 30 qershorit, garuesit do të ishin në garë dhe jo në luftë, humbësi në fund të garës do t’i jepte dorën fituesit, do të uronte fituesin që do të qeverste vendin e përbashkët. Sepse; vendi i mban bashkë dhe pse politika, e veçanrisht politika, demode shqiptare, sot i përçan, deri duke dhe i hasmëruar përjetësisht, për ti sunduar e shfrytëzuar lehtësisht!

 Dy boksier, gjakosen në ndeshje, me disa raunde… Ku urrejtja përgjatë ndeshjes, deri në gjakosje, ngrihet në nivelet e stratosferës!

Në fund të ndeshjes, i japin dorën njeri tjetrit, i ngren dorën fituesit, përqafohen me njeri- tjetrin!

Por, këtë gjest njerëzor, qytetar; e presin, e ëndërrojnë gjatë edhe shqiptarët të ndodh, e po duket larg në tynelin e errësirës, për t’i dhënë dorën dhe uruar fituesin…

Votimet e 30 Qershorit, të krahasohen me vendet përreth, më të zhvilluar dhe të demokratizuara, ndjehemi kokëulur. E rezultuar si një fars, ashiqare, të cilit nuk u dha “ok” as OSBE-ADHIR.

Nga 4 parti parlamentare, vetëm 1 aparti, partia e “Tepsi- Timonit” mori pjesë në votime, ndërsa 3 parti të tjera bojkotuan zgjedhjet fars.

Pas një konsultimi të gjatë, dogjën edhe madatet e deputetëve, madje në grup si opozitë e bashkuar, por nuk parashikuan; “Gabuan” pabesinë dhe ligësinë, abuzimin dhe shitblerejne “lojtarëve të stolit”, nga “pazari i Roskovecit, apo i Burrelit”!…

Megjithëkëto bëma e gjëma: Verdikti i Sovranit e dha Produktin: Nuk e pranuan, e refuzuan prerë: 85 përqind e shqiptarëve; zgjedhjet fars të 30 qershorit. Të lexosh edhe këtë rezultat: Është e thjeshtë, por të kuptosh është paksa e vështire. A mund të pranojë sovrani, të votojnë për qeverisjen e tyre 15 përqind dhe të përjashtohen, të mos e pranojnë qeverisen, të  kundrërshtojnë 85 përqind e zgjedhësve shqiptar?!

Pas këtij rezultati të dhibmshëm, drithërues: Ç’do i “zgjedhur” dhe i tundur me spaletat e shqyera të zyrtarit, pa shiritin e qytetarit; nga 15-20 përqindëshi, ka  sy e surrat të tundet me votën e sovranit?!…

Edhe Napoloni në kohën e tij: Për punë të liga, gjente njerëz të ligj”!…

Ndërsa peshorja e 30 qershorit e tha, madje ashiqare llafin e saktë?

80 përqind e shqiptarve janë të vendosur, sepse janë të vendosur dhe të besuar ata, për të çuar në fund, në peshore misionin, duke shkuar në zgjedhjet e ligjshme, gjithëpërfshirëse shqiptare, jo partiake, me dekret të Presidentit të Republikës, si i vetmi autoritet më i lartë i vendit.

Madje kryetari i shtetit ka hedhur edhe dorëzën: Tri në një, tri zgjedhje në një ditë. Zgjedhje edhe për Presidentin e Republikë. Nuk ka frikë, nuk drithërohet nga peshorja!

Atëhere; do të flas e vendos sovrani, do të urohen nga ne dhe nga ju, do të pranohet nga të gjithë; i zgjdhuri dhe do t’i urojmë punë të mbarë!

Garusit në garë do qëndrojnë këtu, duke mos i prerë në besë zgjedhësit, zgjedhësve me besë, deri sa ata të shprehin vullnetin e tyre të lirë, në mënyrë demokratike, duke ju hequr edhe kapelen!

Të zgjedhurit model, fituesit me garë, kanë nderin, sy e faqen e bardhë, nuk janë faqezinj, nga ai model që i keqpërdorin, apo të keqpërdorin të tjerë.

Shoqëritë e emancipara dhe të civilizuara: përzgjedhin, nderojnë ato modele që mertojnë pushtetin dhe jo ato që grabisin pushtetin!

Pushtei meritohet, fitohet, dhe përcaktohet nga sovrani!

Ata janë të gatshëm të presin verdiktin e tij, të ligjshëm dhe të përligjur dhe për ta përligjur!