Afrim Krasniqi: Mund të kemi avancim të krizës, Presidenti mund të ndërmarrë akte ndaj Parlamentit

1094
Sigal

Nga Afrim Krasniqi

Për dekretin e zgjedhjeve, kompetencën e Presidentit, krizën që po thellohet, sjelljen e institucioneve si seli partish dhe mungesën e vizionit dhe aftësisë së elitës politike për të përmbushur detyrat për të cilat janë zgjedhur: të ofrojnë qeverisje efektive, dialog politike, institucione e demokraci funksionale dhe sens përgjegjësie. Nuk është zgjidhje as shkarkimi i pamundur nga “partia” që qeveris dhe as vendosja pa sens e “partisë” mbi shtetin nga secila palë. Zgjidhja? As forca e kartonëve në Kuvend dhe as forca e rrugës dhe as komunikimi përmes medias, – duhet një paketë reformash reale, një Pakt për Shqipërinë të iniciuar nga miqtë tanë perëndimore, një Pakt jo për 5-10 ditët apo muajt e ardhshëm, por për 5-10 vitet e ardhshme brenda të cilit nuk kanë vlerë karrierat personale të 3-4 liderëve aktualë, por merr vlerë nevoja për një Shqipëri më evropiane, më përfaqësuese, më stabile dhe natyrisht edhe më qytetare.