Adriatik Riza Dosti: Përse Meta duhet të mos e dekretojë Gjinushin

305

E sa për ”dijeni biografike” z. President, Byroisti Spiro Koleka është xhaxhai i mamasë së Skënder Gjinushit, e tek mendon që Spiro Koleka është njëkohësisht edhe daja i Edi Ramës, atëherë nuk ma merr mendja të kesh kaq vështirësi ta kuptosh pse Rama e zgjodhi dhe pse po e përkrah kaq fuqishëm dhe pse po e kërkon me kaq këmbëngulje e kokë-derrësi dekretimin tuaj ndaj tij…ok.

 

Jo prishjes së Teatrit, Jo Miratimit të Buxhetit të Shtetit, Jo emërimit të Cakajt si Ministër i Jashtëm , Jo zgjedhjeve të 30 qershorit, dhe së fundi edhe një tjetër JO e madhe miratimit e dekretimit të Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Të gjitha këto JO – të e ardhura përmes një UP & Doën politik disi të pazakontë të Presidentit Meta kanë bërë jo pak bujë e zhurmë në politikën e jetën e trazuar të tillë të Shqipërisë së këtyre kohëve të fundit ku Demoni Rama me mbështetjen e disa llojeve e specieve krejt të rralla e të veçanta të quajtura çuditërisht ”ndërkombëtarë” po rivendos sërisht Diktaturën në vendin e vogël Ballkanik.

Meta ç’dekreton datën e zgjedhjeve moniste të 30 qershorit, sulmohet ashpër nga Rama e banda e tij parlamentare e cila nxiton të kërkojë shkarkimin e tij si President dhe me yxhym të madh me Taon e Ulsiun në krye ngre madje edhe një grup hetimor për këtë qëllim.

Meta ju përgjigjet me një Konferencë Shtypi përvëluese ku nuk lë kënd pa fshikulluar, përmendur e ironizuar e ku si kurrë më parë merret deri edhe me ndërhyrjet e të huajve e ndërkombëtarëve në Shqipëri, me Sorrosin e padyshim gjerë e gjatë edhe me nipin e byroistit Spiro Koleka .

Rama i kthen reston me një fjalim tipik prej rrugaci e gangsteri në Parlamentin sharlatan të tij mbushur me Lepuj e Spurdhjakë të neveritshëm.

Meta shkon në bregdetë për relax e not, i fut një vizitë të pa precedentë për situatën politike të krijuar, në Bosnjë vendos madje edhe Lule në varrin e Alija Izetbegovoicit dhe përfundon në Venecia duke marrë çmimin ”Luani i Artë” në mbrojtje e promovim të Demokracisë e vlerave të saj.

Dhe Ramës si mbetet gjë tjetër vetëm se të bëjë publike një foto duke folur me një viç, e duke shijuar një drekë në një lokal të ”famshëm” sipas tij aty në Surrelin e vilës Bunker ndërtuar me paratë e Lindës.

Ok deri këtu, edhe pse këto lloj Up & Doën-e mes një Presidenti e një Kryeministri nuk para janë kaq të zakonëshme e normale në politikën e asnjë lloj vendi tjetër të Europës për njëmijë e një arsye.

I kthyer me Luanin e Artë në dorë, Meta i thote një Jo të prerë kësaj radhe miratimit e dekretimit të Gjinushit për në krye të Akademisë Shqiptare të Shkencave, pasi më parë vetull e sy ziu besnik i Partisë ishte zgjedhur që më 25 maj si kryetar i ri i saj.

Jo thotë Meta, sepse është shkelur Kushtetuta, është përdhosur Ligji, je zgjedhur duke qenë njëherësh edhe kryetar e PSD etj etj.

Gjinushi i kërkon takim, shpjegime e i jep sqarimet e tija, hidhet në sulm e madje edhe e akuzon Metën se edhe ai u zgjodh në postin që mban duke qenë Kryetar i LSI, mblidhet Këshillli i Pleqve të Akademisë e i kërkon Metës ta rishohë vendimin e tij e ta ri-dekretojë Kenon si të parë të tyre.

Tani me qetësi e llogjikë të pastër e të shëndoshë dhe pa mbajtur anën e askujt, unë personalisht bëj publikisht vetëm një pyetje, përse duhet që Presidenti Meta ta dekretojë Skënder Gjinushin si Kryetar të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë?

Së pari z.President, ke arsye shumë më madhore se ato që përmendni e konstatoni ju për të mos e dekretuar Gjinushin në atë post e pozicion të nderuar publik, arsye të cilat unë po ti përmend , po ti rikujtoj e bëj publike si më poshtë.

….Sepse Skënder Gjinushi vetë rrjedh nga një familje ultra komunistësh e ku lidhjet e tyre të forta me Diktaturën kulmojnë me postet e larta shtetërore që kanë mbajtur ata familjarisht nisur që me babain e tij, Gjeneralin e njohur e të famshëm bolsheviko-komunist Et’hem Gjinushi .

Sepse vetë Kenua u rrit si femijë i lumtur e i përkëdhelur i kohës së komunizëm-diktaturës e shtëpinë e kishte vetëm 30 metra larg prej banesës ku jetonte vetë Diktatori.

Sepse Kenua ishte ndër të paktët të rinj e studentë të asaj kohe që falë Partisë së tij u dërgua për studime në Sorbonë të Francës pasi do ti duhej vendit e Partisë për dje, sot , nesër e pasnesër.

E sa për ”dijeni biografike” z. President, Byroisti Spiro Koleka është xhaxhai i mamasë së Skënder Gjinushit, e tek mendon që Spiro Koleka është njëkohësisht edhe daja i Edi Ramës, atëherë nuk ma merr mendja të kesh kaq vështirësi ta kuptosh pse Rama e zgjodhi dhe pse po e përkrah kaq fuqishëm dhe pse po e kërkon me kaq këmbëngulje e kokë-derrësi dekretimin tuaj ndaj tij…ok.

Sepse Skënder Gjinushi ishte e mbetet në historinë e zezë të Shqipërisë si i vetmi Ministër unikal Arsimi ku si komunist i egër e antishqiptarë i betuar nuk pranoi ti hiqte Universitetit të Tiranës emrin e Diktatorit Enver Hoxha, duke i detyruar studentët e tij të futen deri edhe në grevën sublime të urisë.

Sepse në takimin e studentëve me Ramiz Aline ishte po ky Gjinush që ju ngriti atyre kurthin tipik e të njohur të pabesisë komuniste teksa u shfaq përpara tyre në takim me udhëheqësin e lartë të fundit komunist në Shqipëri duke hyrë përmes një dere sekrete në zyrën ku zhvillohej takimi.

Sepse po ky Gjinush, me urdhër e porosi nga ”lart” ishte i pari që pas krijimit të PD do të krijonte edhe ai një parti paralele e një fraksion politik përçarës të quajtur PSD, të cilën e udhëhoqi e vazhdon të udhëheqë po vetë me fanatizëm edhe sot e kësaj dite kundër çdo lloj rryme demokratike në Shqipërinë komuniste të të parëve të tij.

Është po ky Gjinush që për vite me radhë mbajti të zaptuar në mënyrë banditeske e jo të ligjëshme pronën legjitime të dikujt tjetër në rrugën Fortuzi, të cilën e kish shëndërruar në Seli të Partisë së tij politike shtojcë të PPSH apo edhe të PS, së Nanos e Ramës me shokë që e mbështetën dhe vazhdojnë ta mbështesin njësoj sikur dje.

Përse duhet ta dekretojë Meta – Gjinushin antishqiptarë në krye të Akademisë, për organizimin e revoltës antishqiptare e antikombëtare të Jugut me seli në Vlorë më 1997, për krijimin e Komiteteve të ”shpëtimit kombëtar” ku shqiptarët e Gjinushit, të Cekës e Imamit me shokë hipur mbi tanke vrisnin e përgjaknin qytete e qytetarë shqiptarë të pafajshëm nën filmimin e kamerave serbo-greke ?

Përse duhet ta emërojë e dekretojë në krye të Shkencës Shqiptare, për thirrjet antishqiptare që bënte me Zani Çaushin në krah i mbuluar kokë e këmbë me kallashnikovë e mitrolozë në pritje të urdhërit për marshim në luftën vëlla vrasës drejt Tiranës, ku na qenkej strehuar ”maloku Sali” që ishte armiku më i madh i Shqipërisë e që nuk na i donte Jugun e se ishte edhe më i rrezikshëm se grekët e serbët?

Përse ta dekretojë, për atë që duke qenë në krye të Parlamentit shqiptarë u bë pasuesi besnik i diktatorit dhe armiku i hapur e publik i Opozitës së brishtë shqiptare e ku përmes qëndrimeve të tija të njohura arrogante e cinike u kthye në njerin prej njerëzve e figurave politike më të urryera të shqiptarëve?

Përse ta dekretojë, për atë që sapo u zgjodh nga ”këshilli i pleqve” tanë akademikë që një zot e di se çfarë shkence të dobishme prej dekadash me radhë kanë bërë në të mirë të vendit e popullit të tyre, po ky Gjinush i neveritshëm kokë e këmbë fyeu, ofendoi rëndë e denigroi publikisht një vajzë e kolege gazetare ?

He pra, le të dalë kush e le të më thotë qoftë edhe një arsye të vetme përse Presidenti i Shqipërisë Meta duhet vërtetë ta dekretojë në krye të Akademisë Shqiptare të Shkencave një njeri, një emër e një figurë të tillë politike shqiptare kaq të errët e kaq të pisët në çdo drejtim, siç është ky farë ”profesori i matematikës” e akademiku Skënder Gjinushi.

Së fundi, përpos të tjerave do ti sugjeroja Metes – President se nëse ka gjë në dorë të mos vonojë por ta çojë Gjinushin e sojin e tij bastard atje ku e kanë vendin e ku e kanë patur në fakt prej kohësh, përpara drejtësisë e prapa hekurave ose në të kundërt jo vetëm që nuk duhet ta dekretojë atë kurrë në atë post që kanë përkrahur e zgjedhur pleqtë tanë akademikë të kohës së qepës, por në të kundërt, sërisht nëse ke gjë në dorë o zoti President, a nuk i fut një të shkrirë e një të suprimuar fare e komplet edhe vetë krejt Akademisë Shqiptare të Shkencave që ka dekada të tëra që vetëm konsumon, vegjeton e merr para e buxhete kot fare nga shteti e paguhet krejtësisht e për asgjë nga taksat e paratë e shqiptarëve të varfër e me plot halle?

Ndjesë për ata lloj akademikësh e profesorësh të nderuar e shumë të respektuar të vendit e popullit tim ndër vite të llojit të Eqerem Çabejit me shokë, por fatkeqësisht tek sheh se si është katandisur e në duar të kujt ka përfunduar sot Akademia Shqiptare e Shkencave aq sa ”vepra ” e saj e fundit është Fjalori studimor e punimi shkencorë gjuhësor i Kolec Topallit [ Xhaxhai i Burrit të Jozefina Topallit  i cili na e nxjerr gjuhën shqipe një huazim 95 përqind nga sllavishtja, greqishtja, osmanishtja etj dhe vetëm 5 përqind autoktone, atëherë në djall vaftë kjo lloj Akademie, ndaj dhe them me bindje të plotë e me plot gojën më mirë të mbyllet e të shkrihet fare se sa të vazhdojë të jetojë e egzistojë kështu përmes një turpi të tillë me kriminelë e antishqiptarë dhe pseudo-akademikë si Skënder Gjinushi në krye të saj.

 

Skënder Gjinushi ishte e mbetet në historinë e zezë të Shqipërisë si i vetmi Ministër unikal Arsimi ku si komunist i egër e antishqiptarë i betuar nuk pranoi ti hiqte Universitetit të Tiranës emrin e Diktatorit Enver Hoxha, duke i detyruar studentët e tij të futen deri edhe në grevën sublime të urisë.