Adriatik Riza Dosti/ Kujt i duhet Haradinaj në Hagë por edhe në …Burg?

945
Sigal

Macroni në Beograd, Daçiçi në Washington, Rama në Stamboll, Thaçi në Bruksel tek Mogherini, krimineli serb Sheshel i lirë e në shtëpinë e tij dhe Haradinaj, sigurisht në Hagë, e ku tjetër?!

E pra, kujt më së pari Ramushi i duhet më parë në Hagë e pastaj në Burg?

Absolutisht tradhtarëve e antishqiptarëve më së pari e pas tyre, sigurisht edhe armiqve të betuar të kombit shqiptar kryesuar prej Serbo – ruso – sllavëve e pasuar nga grekët e, fatkeqësisht edhe nga disa ”euroatlantikas” që hiqen si miq.

Haradinaj iu duhet se s’bën në Hagë pikërisht në këto momente decizive e vitale ,por edhe historike për Kosovën e Kombin shqiptar në tërësi, së pari-atyre që po e shkatërrojnë me themel Shqiptarinë e po kërkojnë të ripërsërisin tragjedinë e madhe tonën kombëtare të Euro – 1913, duke ndarë e copëtuar sërish territore shqiptare në BE – 2019 dhe këta më së pari quhen Hashim Thaçi, Edi Rama, Aleksandër Vuçiç, pas së cilëve qëndrojnë Putini rus, Macroni francez e Erdogani turk.

Por thika pas shpine ndaj Kosovës shtrihet, madje, fatkeqësisht deri edhe përtej Oqeanit Atlantik, ku qarqe të caktuara antishqiptare e pro ruso-serbe kanë dalë fare hapur, madje deri edhe kundër politikës amerikane në Ballkan. Nëu rastet, ku këshilltari personal i Presidentit të SHBA, Boltoni mëse njëherë ka dalë hapur kundër Kosovës e vet Haradinajt për të mos shkuar më tej tek Dhëndëri i Beogradit, Palmer që ka planifikuar ta kalojë pensionin e tij në Atdheun e Millosheviçit, apo tek deklaratat e ”çuditshme” të Rekerit etj., etj., nuk ma do mendja se kërkojnë komente të tepërta.

Putini sot përmes Ambasadorit rus në Beograd i ka dorëzuar një mesazh ”Top Secret” për Kosovën, presidentit serb Vuçiç.

Ndërkohë që plot 100 ushtarakë specialë amerikanë të Gardës kombëtare të shtetit Tenesee që shërbenin në bazën ushtarake të Bondstellit në Kosovë në kuadër të NATO –s, janë larguar që prej ditës së djeshme nga territori kosovar.

Pak kohë më parë vetë Erdogani me një taborr politikanësh e biznesmenësh turq vizitoi Beogradin dhe nënshkroi marrëveshje të një rëndësie të veçantë shumë milionëshe ekonomiko –politike, serbo-turke, çka e fuqizon së tepërmi ekonomikisht Serbinë.

Pak ditë më parë presidenti francez, Macron, një nga zërat më kritikë kundër Haradinajt dhe këmbëngulësi më i madh për heqjen e taksës kosovare ndaj Serbisë qëndroi për vizitë në Beograd dhe pa i thënë kush kurrgjë premtoi e realizoi, por edhe pa shumë ”zhurmë e bujë” nënshkroi një marrëveshje ushtarake me Serbinë që cenon rëndë vetë aleancën e NATO-s, komplikon së tepërmi situatën tejet të tensionuar në Rajon dhe direkt rrezikon së tepërmi pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

Pa folur për atë se si Rusia prej kohësh po e furnizon e modernizon pa reshtur forcën ushtarake e makinerinë vrasëse serbe e po ndërton një bazë të fuqishme të ”teknologjisë stërvitore” pranë kufirit me Kosovën dhe të gjithë heshtin.

Në këtë suazë të ngatërruar politike ja tek vjen e menjëhershme vizita e Ministrit të Jashtëm serb Daçiç në Washington, i cili pritet e sajdiset sa më s’ka, pikërisht prej krahut të djathtë të presidentit amerikan këshilltarit John Bolton.

Rama disi ”pa pritur” bën një vizitë disa-orëshe e drekon kokë më kokë me Babain e tij shpirtëror në Stamboll, Erdoganin, të cilit Thaçi pak muaj më parë i dorëzoi tradhtisht e pabesisht disa mësues turq që punonin në Kosovë, të cilët Sulltani i kish shpallur si armiq e komplotistë kundër tij.

Ndërkohë Haradinajn po e sulmojnë si kurrë më parë, të parat-mediat shqipfolëse të Tiranës por edhe të Prishtinës, ku prin si gjithmonë “Tema” e Mero Bazes por edhe “Top CH” e Blushit që këtë radhë hodhi në sulm Denisin e ”Dyrnjasë” së çmendur shqip – shkruarëse e shqip-folëse.

E në këto rrethana, ja tek vjen edhe dorëheqja e larg qoftë, kokë-heqja e Ramushit kryeneç ndaj të gjithë të sipërpërmendurve shqiptarë e ndërkombëtarë.

As “Dnevnik”, “Kurir”, “B-92” , e “Serboa Danas” të Beogradit nuk kanë guxuar ta sulmojnë dot kryeministrin e dorëhequr të Kosovës kësisoj siç po bëjnë sot tradhtarët mediatike shqiptarë, të cilët pa as më të voglin hezitim dihet fare mirë e saktë, se prej kujt nxiten e paguhen, pa thënë fjalë të tepërta për orkestruesin e tyre kryesor që qëndron e punon pikërisht në zyrën e kryeministrit shqiptar në Tiranë antishqiptarin e tërbuar Baton Haxhiun.

Ndaj pa përgjegjshmërisë e tradhtisë së politikës e politikanëve shqiptarë sa në Tiranë e po aq edhe në Prishtinë, ”ndërkombëtarët tanë” miq e armiq po iu përgjigjen me ndëshkimin maksimal më negativ të mundshëm të tyre, duke rrezikuar si kurrë më parë vetë ekzistencën e kombit e të popullit shqiptar, sepse dihet që në të tilla raste, Ujku mjegull do, sepse dihet që kur gjen shesh s’ke pse mos bësh përshesh e po kaq dihet, se kur zihen dy vetë fiton një i tretë, aq sa dihet botërisht që ne shqiptarët akoma edhe sot e kësaj dite nuk duket se kemi zënë mend akoma nga historia jonë tragjike kombëtare aktorë dramatikë të së cilës kemi qenë kurdoherë po vetë ne të parët.

Haradinaj në Hagë e madje në Burg, i duhet pa diskutim të gjithë atyre evropianëve e BE-istëve por edhe ”euro-atlantikasve ” të përtej Oqeanit që tre vjet më parë nxorën nga burgu kriminelin serb Sheshel nën pretekstin e vuajtjes së dënimit në shtëpinë e tij për shkak të një ”sëmundje të rëndë’, sëmundje që e shndërroi kriminelin serb në shëndet plotë e si kokrra e mollës.

Haradinaj në Hagë e në Burg ju duhet shteteve ”të civilizuara e të qytetëruara” e euro perëndimore si Holanda më së pari që për tragjedinë e tmerrshme njerëzore të vrasjes së mbi 8 mijë boshnjakëve e myslimanëve në Serbrenicën martire e fajësojnë veten e tyre vetëm 10 për qind, ndërkohë që botërisht dihet e njihet poshtërsia e përbindshme holandeze në bashkëpunim me kriminelët serbë të Ratko Mlladiçit e Radovan Karaxhiçit në kasaphanën e ndodhur.

  • Haradinaj në Hagë ju duhet turqve të llojit të Erdoganit që i japin Serbisë miliona dollarë investime e vendit të tyre ”mik e kardash” Shqipërisë i ndërtojnë ndonjë Xhami aty afër Parlamentit, apo i servirin edhe filmin Ertugrul në ekranin e Sandrit.
  • Haradinaj në Hagë i duhet edhe Francës, aleates më besnike historikisht të Serbisë, e cila sapo firmosi një marrëveshje të frikshme ushtarake me Beogradin.
  • Haradinaj iu duhet si ”kokë turku” të gjithë atyre euro-atlantikasve që kurrë nuk denjuan ta shpallin Serbinë fajtore për krimet e përbindshme, vrasjet, djegiet, bastisjet, përdhunimet, gjenocidin e shovinizmin bastard kryer në Kosovë, Kroaci e Bosnjë Hercegovinë, por në të kundërt po kërkojnë Drejtësi në Hagë për të gjithë ata bij e bija nënash që s’bënë gjë tjetër, veçse mbrojtën me armë në dorë e me jetët e tyre Atdheun e vet nga terrorizmi e sadizmi barbar serb.

Komuniteti ndërkombëtar kurrë asnjëherë nuk e uli dot Serbinë në bankën e të akuzuarës kryesore në tragjedinë ballkanike të fund viteve ’90, ndaj dhe sot paturpësisht ka edhe kurajë e qytetari euro-atlantike të na tundë para syve kaq banalisht ”Kartën Universale të Drejtësisë” për krime kundër njerëzimit.

Zhvillimet e fundit politike në Kosovë e, veçmas në Tiranën e okupuar nga neo-diktatori socio-komunist Rama, erërat e forta që po fryjnë në Rajon e Retë e zeza që kanë kohë që po dendësohen rëndom mbi Ballkan, mefshtësia, pasiguria e naiviteti i Aleatëve tanë e shumë arsye të tjera kësisioj më bëjnë mua personalisht të mos shoh kurrfarë dritë-shprese në fund të tunelit si dhe një rrezik të madh permanent në çështjen kombëtare shqiptare .

Pengesa e fundit e Antishqiptarëve në skenarin e tyre kobzi ishte pikërisht ”kokëforti e i pabinduri” Haradinaj, të cilin e detyruan të dorëhiqet e madje e shpunë sërish drejt Hagës,

Kosovë e Shqipëri, pas gjithë kësaj mos prisni më ditë me Diell, por përgatituni sa nuk është tepër vonë për me të Zezën tuaj, fatkeqësisht kështu duket se ka gjasa të ndodhë, sepse Fshati që duket nuk do kallauz.

Haga ose Gijotina e evropianëve kundër shqiptarëve, aty është e aty ka qenë për t’i dënuar ata që mbrojnë vendin e popullin e tyre e për të mbrojtur Serbinë e Sheshelet që vrasin e masakrojnë vende e popuj të tjerë, ndaj, nëse nuk reagojmë fuqishëm si komb e si popull SOT ndaj ”dorëheqjeve” të tilla të imponuara e në dëm të interesit tonë kombëtar si kjo e Haradinajt, pyetja që do të bëjnë të gjithë nesër, duke ngritur supet e në mëshirë të një zoti apo nuk e di se të kujt, do të jetë….. “Upssss …ok …and now …Who is next?”