Sigal

Anatole Kaletsky

Në kohë trazirash politike, ngjarjet mund të lëvizin nga e pamundura tek e pashmangshmja pa kaluar fare nëpërmjet të pamundshmes. Në fillim të vitit 2016, ideja e Britanisë që largohej nga Bashkimi Evropian dukej pothuajse aq absurde sa fakti që presidenti i ardhshëm amerikan mund të ishte Donald Trump. Disa muaj më vonë, Brexit dhe presidenca e Trump u pranuan universalisht si pasoja e pashmangshme e një reagimi anti-elitist, anti-globalizim që ishte i parashikueshëm dekada më parë. Kjo ndjesi pashmangshmërie, shumë më tepër se një bindje e vërtetë anti-europiane, është ajo që e ka dekurajuar Britaninë që të mos ndërrojë mendje në lidhje me një politikë të pakuptimtë dhe vetë shkatërruese që pak votuesve u interesonte deri në vitin 2016. Mesazhi nga votimi post-Brexit dhe grupet e fokusit ka qenë: “Ne e dimë të gjithë që Brexit duhet të ndodhë, kështu që pse nuk vazhdojnë me këtë gjë politikanët?” Por me procesin e Brexit që tani po shkon drejt kulmit të tij, një tjetër rezultat po lëviz nga e pamundura tek e pashmangshmja: Britania së shpejti mund të ndërrojë mendjen dhe të vendosë të qëndrojë në BE. Ky ndryshim mund të fillojë muajin e ardhshëm, kur kryeministrja Theresa May pritet të humbasë votimin vendimtar parlamentar mbi marrëveshjen e saj të Brexit. Nëse dhe kur të ndodhë kjo humbje, May do të përballet me dy opsione të pakëndshme. Ajo mund të drejtojë një ndarje “Pa marrëveshje” me Evropën – njëlloj si një deklaratë lufte ekonomike kundër BE-së – dhe të rrezikojë një krizë ekonomike të nivelit të asaj të vitit 2008 të shoqëruar nga një rrëmujë kufiri në Irlandë që mund të rindezë “Telashet”. Ose ajo mund të shkelë premtimet e saj ekstravagante për të nderuar “udhëzimet e popullit” nga referendumi i vitit 2016 dhe të lejojë një votim të ri popullor që mund ta anulojë Brexitin. Për ta shmangur këtë zgjedhje të papëlqyeshme, May mund të provojë edhe një herë të fundit t’i miratojë propozimet e saj në Parlament pas humbjes së votimit të planifikuar për javën e 14 janarit. Por nëse kjo përpjekje e fundit e dështon, zgjedhjet e saj do të reduktohen në një shkëputje pa marrëveshje me Evropën dhe një referendum të ri. Me mundësitë e saj të ngushtuara deri në këtë pikë, rreziqet dhe sakrificat e “tmerrit”, siç e përshkruajnë tashmë një dalje pa marrëveshje publiku kryesor i Britanisë, do të dalin në pah dhe një shumicë parlamentare dypalëshe me siguri do të bashkohet për ta bllokuar këtë rezultat. Disa deputetë konservatorë kanë premtuar tashmë se do të japin dorëheqjen nga partia nëse May kalon në mbështetje të largimit pa marrëveshje dhe numri i rebelëve me siguri mund të rritet deri në atë pikë sa për të rrëzuar qeverinë e saj. Meqë pamundësia e miratimit të një dalje pa marrëveshje ose të një marrëveshjeje nga ana e Theresa May është bërë e dukshme, aura e pashmangshmërisë që e ka mbrojtur Brexit nga sfida serioze që nga viti 2016 po shuhet dhe, së shpejti, ndjenja e pashmangshmërisë mund të lëkundet në favor të një referendumi të ri. Ky ndryshim tashmë ka filluar në mediat britanike. Pasi i kanë kaluar dy vitet e fundit duke denoncuar këdo që e sfidonte Brexitin si “armiq të popullit” dhe një tradhtar të demokracisë, “BBC”, “The Times” dhe organet e tjera mediatike me ndikim, papritur janë kujtuar që një parim i thelbësor i demokracisë është se votuesit kanë të drejtë të ndryshojnë mendje.

Por, ashtu siç po zhduken kundërshtimet “parimore” ndaj një referendumi të ri, ka lindur një problem shumë më praktik:

Çfarë pyetjeje duhet të parashtrohet në një “votim popullor” përfundimtar?

A duhet të zgjedhin votuesit midis qëndrimit në BE apo pranimit të marrëveshjes së largimit të Theresa May?

Apo opsionet duhet të jenë Jo Brexit para një Brexiti pa marrëveshje?

Po zgjedhja më e ngushtë midis marrëveshjes së Theresa May dhe një dalje pa marrëveshje, e kërkuar nga fanatikët e Brexit të cilët shprehen se mundësia e vazhdimit të anëtarësimit në BE u eliminua nga referendumi i vitit 2016?

Përgjigja e qartë do të ishte, që votuesve t’i paraqiteshin tre mundësi zgjedhjeje

Asnjë Marrëveshje,

Marrëveshja e Theresa May,

Jo Brexit.

Por më pas lind problemi, se si duhet të numërohen votat, nëse asnjë nga këto mundësi nuk tregon një shumicë të qartë. Sipas sistemit të parë për miratim me shumicë votash të përdorur në zgjedhjet britanike dhe amerikane, opsioni që mbështetet nga shumica e votuesve është ai që fiton. Por kjo do të ishte totalisht e papranueshme për mbështetësit e Brexit, të cilët do të ishte e garantuar që do të humbnin, nëse votat e tyre do të ndaheshin midis 2.Marrëveshjes së Theresa May dhe 1.Asnjë Marrëveshjeje. Kështu që, për të fituar legjitimitetin demokratik, votat do të duhej të numëroheshin ose nëpërmjet një sistemi preferencial, i cili i pyet votuesit për zgjedhjen e tyre të parë dhe të dytën, me një proces në dy faza. Për shembull, fleta e votimit mund t’i pyesë në fillim votuesit, nëse ata e pranojnë propozimin e qeverisë për Brexit dhe më pas ata mund t’i përgjigjen një pyetjeje ë dytë të kushtëzuar: Nëse marrëveshja e qeverisë nuk fiton mbështetjen e shumicës, do të preferonit të mos kishte asnjë marrëveshje apo të qëndronit në BE? Një mundësi tjetër do të ishte që votuesit mund të pyetën, fillimisht, nëse ata dëshirojnë të qëndrojnë në BE apo të vazhdojnë para me Brexit. Dhe më pas, nëse fiton Brexit, ata mund të pyeten nëse do të preferonin Marrëveshjen e Theresa May apo të mos kishte asnjë marrëveshje? Kundërshtimi më i fortë për një referendum të dytë është se sistemet e ndryshme të numërimit mund të japin rezultate shumë të ndryshme, të paktën në teori, duke dëmtuar kështu legjitimitetin e të gjithë procesit. Por ky kundërshtim rezulton të jetë teorikisht i vlefshëm vetëm, nëse opinioni publik ndahet në mënyrë të drejtë në mënyrë të barabartë midis tri rezultateve të mundshme. Në praktikë, opinioni tani duket se po zhvendoset në atë pikë ku ka gjasa që përgjigjet të jenë të qarta, pavarësisht nga mënyra se si parashtrohen pyetjet. Në anketimin e parë të detajuar të të tria mundësive të Brexit, të realizuar nga YouGov në fillim të dhjetorit, një shumicë absolute prej 54 % votoi për të qëndruar, 28% votuan për asnjë marrëveshje dhe 18% votuan për marrëveshjen e Theresa May. Në një zgjedhje të thjeshtë kundër marrëveshjes së Theresa May, shumica për të qëndruar në BE do të ishte akoma më e madhe, rreth 62%. Dhe në një numërim preferencial votash që rishpërndajnë preferencat e dyta të mbështetësve të Theresa May, ata që duan të qëndrojnë në BE do të fitonin përsëri me një diferencë vendimtare prej 57% me 43%. Sigurisht që votuesit mund të ndryshojnë mendje në një fushatë referendumi. Por ashtu siç janë gjërat sot, një referendum i ri do të prodhonte një shumicë të qartë që tregon se britanikët duan të mbeten anëtarë të BE-së, pavarësisht mënyrës se si numërohen votat apo si bëhen pyetjet. Kjo tregon se forca e pashmangshmërisë po fillon të lëvizë kundër Brexit-it. Votuesit së shpejti mund të thonë: “Ne të gjithë e dimë që Brexit duhet të anulohet, kështu që pse s’vazhdojnë me këtë gjë politikanët?”

*Kryetar i Institutit për Mendimin e Ri Ekonomik dhe autori i” Kapitalizmi” 4.0, “Lindja e Ekonomisë së Re”