‘1 milion dollarshi na bën moralistin’/ Demalia, Alfred Pezës: Hajdut që duhet të ishe mbrapa hekurave

586
Sigal

Analisti që jeton në SHBA, Ilir Demalia shpërthen ndaj gazetarit dhe ish deputetit socialist Alfred Peza.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, i nxitur nga një dalje e Pezës në një prej emisioneve televizive në vend, Demalia shkruan se, ish-deputeti, që rezulton me 1 milion dollarë pasuri, duhej të ishte pas hekurave.

Postimi i plotë i Ilir Demalisë:

Rilindja si fytyra e Pezës

Alfred Kapterr Peza, i cili, më 20 shkurt 1991, me kallashnikov në dorë, therriste në oborrin e Shkollës së Bashkuar të Oficerave: ATA QE DO TË TENTOJNË TI AFROHEN MONUMENTIT SHOKUT ENVER, DO TË KALOJNË MBI TRUPIN TIM!

Mbrëmë në OPEN në Top Channel, me paftyrsinë e militantit dhe provincialit që i mbushet goja me jargë për të mbrojtur liderin global të Rilindjes shokun KM, ashtu si dje shokun Enver, tha: Mua me vjen mirë që në Shqiperi janë ndërruar rolet, ata qe dikur luftonin imperializmin Amerikan sot mbrojnë pjesën e Rusisë.

Ky njeri që vjen në orgazëm vetëm më shërbimet e lakeut të përulur ndaj shefave dhe liderave të partisë na bën sot proamerikanin!!!

Ky hajdut që me korrupsion bëri 1 milion dollar dhe tha, i kam nga kursimet e rrogës sime dhe gruas na bën dhe moralistin.

Ky njeri që na flet për reformën në drejtësi duhet të ishte mbrapa hekurave për abuzimet dhe korrupsionin si deputet i Rilindjes dhe i liruar si i pafajshëm nga gjykatat e Rilindjes për të jargajosur çdo studio televizive me shiritin e dhënë nga lideri global KM -ja dielli partisë.

Image