Presidenti i FSHN, Agim Çiraku: Noti shqiptar po i rikthehet traditës

1385
Sigal

Pas 6 ditësh ul siparin Kampionati Botëror i Notit për të Rinj në Budapest. Presidenti i FSHN, Agim Çiraku: Presidenti i FSHN, Agim Çiraku: Në të ardhmen do të arrijmë nivele edhe më të larta!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, ka vlerësuar rezultatet e sportistëve të rinj në Botërorin e Budapestit, duke u shprehur se sporti i notit po i rikthehet traditës dhe në të ardhmen do të arrijë nivele edhe më të larta. Presidenti Çiraku theksoi, se për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sporti është e nevojshme vëmendja dhe ndihma e shtetit.

“Noti shqiptar po i rikthehet traditës. Duke parë edhe investimet private në pishina e infrastrukturë stërvitore, të krijuara nga zhvillimi ekonomik, besoj se sporti i notit do të rikthehet në nivele edhe më të larta. Dy ditë më parë ne si Federatë e Notit, ishim në dekorimin e një prej kampionëve të mëdhenj të këtij sporti, Skerdilajd Shyti, shembulli i të cilit dhe i shumë kampionëve të tjerë, duhet të ndiqet edhe nga notarët e rinj, të cilët FSHN i ka futur në kalendarin e garave për fëmijë, të rinj dhe të rritur. Vendosja e 4 rekordeve të reja kombëtare tregon për impenjimin dhe punën e mirë të bërë nga notarët por edhe trajnerët e tyre. Federata Shqiptare e Notit ka dhënë dhe do japë kontributin maksimal për ringritjen e notit shqiptar në nivelet më të larta, megjithatë dua të theksoj se, ky sport ka nevojë për kushte të veçanta për të arritur rezultate të larta , ndaj është tepër e rëndësishme që nga ana e shtetit të ketë një vëmëndje e ndihmë më të madhe ekonomike dhe infrastrukturore.”