Kampionati kombëtar i notit për fëmijë/ Flasin Sadik Mema dhe Arjan Fetishaj

1662
Sigal

Mema: “Stela” përgatitet gjithë vitin për të qenë kampione

Sadik Mema, kryetrajneri i “Stelës”, shpjegon pse “Stela” vazhdon të dominojë pafundësisht garat kombëtare të notit, veçanërisht ato për fëmijë. “Ne punojmë gjatë gjithë vitit – thotë Mema për “Telegraf” – e si të tillë dominojmë mbi të tjerat. Kemi pasur një seri rekordesh, por dhe sportistët më të mirë të aktivitetit. Të tillë; si Telma Harshova apo dhe Emi Metalla e Almar Nako. Mund të kishim dhe më shumë, ndërsa kemi pasur mungesa si Kaltra Meçe apo dhe të tjerë. Por ajo që ka rëndësi për ne si Akademi është fakti se, të gjithë sportistët tanë arritën të përmirësonin rezultatet e tyre. Në përgjithësi u bënë gara të mira. Shpresojmë dhe mendojmë që të kemi rezultate më të mira në kampionatin e të rriturve”.

Fetishaj: Tirana arriti disa podiume të mira me fëmijët

Një skuadër që u dallua tek kampionati kombëtar i fëmijëve ishte Tirana me trajner Arjan Fetishaj. Sipas trajnerit të bardhebluve, skuadra i arriti pritshmëritë e veta. “Nëse do ta analizojmë kampionatin, atëherë më duhet të them se patëm podiume të mira. Mos harroni që patëm dhe sportisten më të mirë në kategorinë C, që ishte Julia Xhaka. Mund të bënim dhe më mirë, megjithatë jemi të kënaqur me këtë kampionat të fëmijëve”. Dhe duke qenë se, më 20 prill zhvillohet kampionati kombëtar i të rriturve në pishina të mbyllura, me të cilin do të mbyllen kështu aktivitetet dimërore, atëherë Fetishaj shpall objektivat e tij: “Sigurisht përmirësim rezultatesh dhe rekordesh, po pse jo dhe shtim të podiumeve të nderit”, ka përfunduar fjalën e tij Fetishaj. REZULTATET