Zjarrfikësit shpëtojnë luanin në pemë

512
Sigal

Një luan i madh është shpëtuar nga zjarrfikësit pasi kishte ngecur në një pemë afër një prone në Kaliforni.

Kafsha u vu re nga pronari i pronës që po punonte në kopsht.

Zjarrfikësit gjetën në pronën në San Bernardino, macen e madhe të ulur në një degë pemë në lartësinë 15 metra.

Fillimisht u sigurua zona, u qetësua kafsha dhe më pas e ulën në tokë duke përdorur një parzmore.

Luani u lëshua sërish në pyll. Nuk dihet sesi macja e madhe ka ngecur në pemë.