Zbuloni 4 arsye psikologjike se përse dikush mund të bie në dashuri

533
Sigal

Ne nuk mund të jemi gjithmonë në gjendje të shpjegojmë se përse na pëlqen një person i caktuar, por duhet pranuar se janë bërë shumë hulumtime rreth çështjes se përse njerëzit bien në dashuri.

Sipas hulumtimeve, hormonet, interesat dhe mënyra si jeni edukuar kontribuojnë ta përcaktojnë atë se për kë bini në dashuri – dhe kush bie në dashuri me juve!

Më poshtë ju sjellim disa faktorë psikologjikë të cilët shërbejnë si arsye se përse dikush mund të bie në dashuri me ju.

1. Nëse jeni shumë të ngjashëm

Dekada studime kanë treguar se klisheja që gjërat e kundërta tërheqin më shumë është e gabuar. Partnerët të cilët janë të ngjashëm në personalitet e kanë shumë më të lehtë të bien në dashuri me njëri-tjetrin.

2. Nëse keni aromë të mirë

Një ekip me shkencëtarë amerikanë ka treguar se një pjesës së madhe të femrave u pëlqen aroma e bluzave të meshkujve me nivelet ë larta të testosteronit.

3. Nëse e shikoni njëri-tjetrin në sy për dy minuta

Kontakti me sy i rritë ndjenjat e dashurisë dhe lidhjes emocionale mes dy personave.

4. Nëse bëni muzikë

Hulumtuesit francezë kanë treguar se praktikimi i muzikës ndërlidhet me përzgjedhje seksuale.