U dashkan rregulla për të përdorur një “Lip-Gloss”?

400
Sigal

Buzëkuqet e lëngëshme kanë qënë gjithmonë shumë të preferuar e këtë vit do rikthehen sërish si një trend. Por për t’u aplikuar,duhen ndjekur disa rregulla.

1.Kërkon kohën e duhur
Nuk mund ta aplikoni me shpejtësi një buzëkuq të lëngshëm. Kërkon shumë durim dhe patjetër një pasqyrë.

2.Duhet të përdorni fondatinë
Duke qenë se këta buzëkuq kanë pigment të lartë, nuk mund ta përdorni në fytyrë të pa lyer. Ju duhet ta balanconi pamjen e tuaj me një fondatinë, që buzëkuqi të mos duket keq.

3.Mos aplikoni më shumë seç duhet
Mjafton vetëm një lyerje për të marrë rezultatin e dëshiruar.

4.Duhet të siguroheni që buzët janë të hidratuara
Nëse keni buzë të çara, duhet t’i hidratoni patjetër dhe të largoni qelizat e vdekura. Në fillim duhet të aplikoni pak zbutës për buzët dhe ta lini të veprojë dhe më pas të përdorni buzëkuqin tuaj.

5.Çelësi i perfeksionit qëndron tek saktësia
Mund ta aplikoni në fillim në buzën e poshtme dhe më pas t’i bashkoni të dyja buzët. Ndërsa pjesës së harkuar mund t’i jepni formë me një furçë