Tajlandë: Turistët rrezikojnë dënim me vdekje nëse shkrepin këtë Foto

532
Sigal

Banorët e Tajlandës kanë paralajmëruar autoritetet e aviacionit se mund të dëmtojnë përjetësisht turizmin në rajon, nëse vendosin dënimin me vdekje për të ndëshkuar njerëzit që bëjnë “selfie” ose fotografi pranë aeroportit lokal.

Image

Drejtuesit e aeroportit thanë se të bësh foto në plazhin Mai Khao do të jetë e ndaluar shumë shpejt, madje për këtë do të jepej dënimi me vdekje. I gjithë debati i madh publik nisi nga fakti se turistët presin në këtë plazh me orë të tëra për të bërë një foto me avionat që kalojnë sipër tyre. Duket se imazhet “artistike” shpërqendrojnë shumë pilotët dhe rrezikohen aksidente ajrore.

Momentalisht një pjesë e plazhit është mbyllur ndërsa bizneset dhe vendasit janë të bindur se nëse dikush dënohet, turizmi do të “vdesë” bashkë me pozën e ndaluar.

Image