Spikerja shqiptare: Politikanët më ngacmojnë, më kërkojnë numrin e telefonit

847
Sigal

E ftuar së fundmi në emisionin “Soiree” , spikerja e njohur e lajmeve, Anjola Hamzaj ka folur edhe për jetën e saj, dhe karrierën në fushën e televizionit.

Spikerja ka përmendur edhe rolin që luan bukuria në ndërtimin e karrierës së saj.

Me sytë e kaltër dhe një bjonde, Anjola gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Gjithashtu Anjola ka zbuluar se pas intervistave që ka zhvilluar me të ftuar në studion e lajmeve, personazhe të caktuar i kanë kërkuar numrin e telefonit.

“Sa nga të ftuarit e tu në studion e lajmeve të kanë ngacmuar, të kanë kërkuar numrin e telefonit pasi kanë mbaruar intervistën?”, e ka pyetur Jonida Shehu.

“Shumë. Të ngacomojnë, nuk të gënjej, por shohin edhe se si komportohesh gjatë intervistës”, është shprehur ajo.