Si në përrallë, ky qytet i lundrueshëm mund të jetë shtëpia juaj

434
Sigal

Jeni duke kërkuar një vend për të jetuar në të ardhmen? Ndoshta doni të shmangni qytete të mëdha si Nju Jorku, San Francisko, Lisbona, Tokio ose edhe Stambolli.

Parashikimet aktuale tregojnë se deri në vitin 2050, 90% e qyteteve më të mëdha të botës do të ekspozohen ndaj deteve në rritje. Shumica dërrmuese e qyteteve bregdetare do të ndikohen nga erozioni bregdetar dhe përmbytjet, duke zhvendosur miliona njerëz, duke shkatërruar shtëpitë dhe infrastrukturën.

Meqenëse kërcënimi i ndryshimeve klimatike po rrezikon, Kombet e Bashkuara sapo kanë pranuar një koncept të qyteteve lundrues, si një zgjidhje e mundshme për zonat urbane në fjalë.

Ajo që dikur shihej si një projekt i kushtueshëm për miliarderë, këtë herë është paraqitur nga një grup arkitektësh dhe inxhinierësh si një plan i përballueshëm. Firma e arkitekturës “BIG” ka hartuar konceptin e quajtur “Oceanix City”, i cili është zbuluar këtë javë në një tryezë të rrumbullakët në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Koncepti futurist është përshkruar si tërësisht i qëndrueshëm, ndërkohë që thuhet se përballon përmbytjet, cunamet dhe uraganet e kategorisë 5. Sipas planeve, gjashtë fshatra lidhen për të formuar një qytet prej 10,000 banorësh, duke ndihmuar popullsinë kërcënuar nga ngjarjet ekstreme të motit dhe ngritja e niveleve të detit.