Shikoni si duken yjet e futbollit të plakur dhe me thinja

672
Sigal

Rrjetet sociale janë “çmendur” ditët e fundit, me aplikacionin “FaceApp”, i cili në një mënyrë pothuajse krejtësisht origjinale, të transformon fytyrën, duke të kthyer shumë të ri, ose ana tjetër, duke të vjetëruar me 30-40 vite.

Gjithçka ka marrë kontekstin e shakasë, dhe të shumtë janë futbollistët që e kanë provuar, duke postuar në rrjetet e tyre sociale, veten në një moshë shumë të madhe, pikërisht të transformuar nga ky program.

I pari që e nisi këtë tren, ishte lojtari i Atalantës, Papu Gomez, e shoqëroi me tekstin ironik: “Grumbullimi para sezonit thonë se të bën shumë mirë”. Më pas, edhe tifozët kanë provuar programin me shumë yje të tjerë të futbollit, dhe më poshtë rezultatet.