Provojeni edhe ju! Zgjidh një buzëkuq dhe zbulo diçka të pabesueshme mbi personalitetin tënd

492
Sigal

Ja çfarë thotë zgjedhja jote për personalitetin tënd:

1. BUZËKUQI I ZI

Të kesh prestigj është shumë e rëndësishme për ty. Je e pavarur, preferon të kesh kontrollin e gjithçkaje dhe ke edhe një temperament shumë të fortë. Je konvencionale dhe konservatore. Konsiderohesh si njeri shumë serioz, porn ë të njëjtën kohë i shndritshëm dhe zbavitës. Personaliteti yt shumë autoritar ndonjëherë mund të bëjë me turp miqtë dhe familjarët.

2. BUZËKUQI PORTOKALLI

Kjo është një ngjyrë e ngrohtë, që do të thotë se personi që e ka zgjedhur është optimist, ekstravagant dhe ekstrovers.  Mund të konsiderohesh edhe njeri miqësor. Me sens humori  dhe përgjithësisht shumë të këndshëm. Herë pas here je edhe agresiv dhe këmbëngulës. Megjithatë je edhe tip i festiv, ke aftësi për të qenë zëdhënës ose një lider.

3. BUZËKUQI BOJËKAF

Je shumë realiste, e ndershme dhe e shëndetshme. Ke shumë siguri tek vetja dhe stabilitet. Njerëzit të përcaktojnë si të sinqertë, miqësore dhe shumë të pranueshme në marrëdhëniet e tyre. Ke përgjegjësi të mëdha dhe merr me seriozitet gjithçka që të besohet.

4. BUZËKUQI I VERDHË

Kjo është ngjyra e dispozicionit, gëzimit dhe lumturisë. Ke personalitet shumë kreativ, idealist dhe ke mendime të mëdha. Ndonjëherë ke kokën “mes reve”. Je shumë kritikuese dhe je edhe natyrë perfeksioniste.

5. BUZËKUQI I GJELBËR

Kjo do të thotë që je shumë e lidhur me natyrën. Je e ekuilibruar, por mund të jesh edhe njeri që nuk ke qetësi e ke ankth. Njerëzit që zgjedhin këtë buzëkuq janë të sjellshëm, të ndjeshëm dhe bujarë. Nëse dikush është në krizë, mund të kenë besim tek ty se do i ndihmosh të kenë kontrollin. Kujdes, sidomos nga fqinjët.

6. BUZËKUQI I KUQ

Je njeri që beson lehtë, optimist dhe ekstrovers dhe shumë kurajoze.  Në seksualitet je shumë intensive dh eke një instikt të madh  për mbijetesë. Kërkon gjithnjë të jesh në qendër të vëmendjes dhe të kesh shumë gjallëri dhe emocione, ndaj përfundon që tërheq shumë vetë rreth vetes.

7. BUZËKUQI BLU

Je konservatore dhe e besuar. Pavarësisht kujdesit që tregon, beson gjithnjë tek njerëzit që ke rreth teje. Mendon gjithnjë para se të flasësh apo reagosh dhe nuk je njeri impulsiv. Për të shprehur vetveten ke nevojë për shumë kohë. Je shumë e sinqertë dhe e merr gjithçka me shumë seriozitet.

8. BUZËKUQI I BARDHË

Ngjyra e bardhë është ajo më pak e zgjedhura, por njerëzit që kalojnë tranzicione në jetë e zgjedhin prej atyre momenteve.  Kjo është ngjyra simbol i nisjeve të reja, fazave të reja, edhe jetës së re. janë njerëz të pastër përsa i përket higjenës dhe pastërtisë. Njerëzit që e zgjedhin janë optimist, pozitivë dhe të mprehtë. Gjithashtu, ajo që zgjedh një buzëkuq të tillë, konsiderohet si njeri i ndjeshëm, i mençur dhe shumë i rezervuar, që di të ruajë sekrete.