Privatësia maksimale/ Mark Zuckerberg prezanton ndryshimet e Facebook

576
Mark Zuckerberg, chief executive officer and founder of Facebook Inc., speaks during an event at the company's headquarters in Menlo Park, California, U.S., on Thursday, March 7, 2013. Zuckerberg discussed the social-network site's upgraded News Feed which includes bigger photos, information sorted into topics and a more consistent design across devices. Photographer: David Paul Morris/Bloomberg via Getty Images
Sigal

Mark Zuckenberg, themeluesi i rrjetit më popullor social, “Facebook”-ut, ka njoftuar se në kuadër të risive që janë paramenduar për të riformatuar platformat “online”, do t’i kushtohet një rëndësi e posaçme ruajtjes të së drejtës së privatësisë dhe të të dhënave personale.

“E di që ne nuk kemi reputacionin më të mirë për privatësinë, por kemi filluar një kapitull të ri. Jam besimplotë sepse kemi treguar se ne dimë t’i japim përdoruesve produktet që duan”, ka deklaruar Zuckenberg-u në konferencën vjetore të zhvilluesve të rrjeteve sociale në San Jose, Kaliforni.

Ndryshimet vijnë në përgjigje ndaj kritikave dhe kërkesave të shumta të depozituara nga përdoruesit e “Facebook”-ut në sektorin e ankesave të gjigandit të kërkimit “Google”, për fshirjen apo korrigjimin e përmbajtjeve të caktuara nga rrjeti, të cilat kanë karakter denigrues apo thjesht cenojnë privatësinë e tyre.

Të gjitha platformat sociale do t’i japin përparësi kategorike privatësisë, të udhëhequra nga gjashtë parime: kriptografia, ndërveprime private, reduktim i kohës gjatë të cilës kompania ruan të dhënat dhe garancia për sigurinë e tyre.