Princ Harry flet pas lindjes së djalit: Është i mrekullueshëm, jam mbi re

596
Sigal

Ditën e sotme Princ Harry dhe Dukesha Meghan janë bërë prindër për herë të parë të një vogëlushi, emri i të cilit nuk është zbuluar ende.

Princi ka qenë i pranishëm në ardhjen në jetë të djalit të tij dhe ka ndarë emocionet e para e të qenit baba në media.

“Meghan dhe unë sollëm në jetë një djalë këtë mëngjes, një djalë vërtet të shëndetshëm. Nëna dhe bebi janë shumë mirë. Kjo ka qenë një eksperiencë të cilën nuk e imagjinoja. Sesi çdo grua e bën këtë gjë është jashtë çdo parashikimi. Ne jemi të dy tërësisht të emocionuar dhe shumë mirënjohës për të gjithë dashurinë që keni treguar për ne. Është e mrekullueshme. Donim që ta ndanim këtë me të gjithë. Nuk kam qenë i pranishëm në shumë lindje, kjo është e para për mua. Ishte e mrekullueshme. Jam shumë krenar për bashkëshorten time dhe ashtu siç çdo baba apo prind do të thoshte, djali im është i mrekullueshëm, jam mbi re,”-është shprehur Harry tejet i emocionuar pas ardhjes në jetë të fëmijës së tij të parë.