Pjesa nga filmi i njohur kthehet në sfidën e fundit të rrjeteve sociale

589
Sigal

Filmi “Bird Box” është kthyer në sfidën më të re në rrjetet sociale. Në film aktorët duhet t’i mbajnë sytë e lidhur në mënyrë që të mos kenë asnjë kontakt vizual me disa krijesa mistike që përpiqen t’u marrin jetën.

Por ky film ka ndikuar tek njerëzit, pasi ata kanë filluar të imitojnë aktorët.

Ata ecin me sytë e mbuluar duke vënë në rrezik jo vetëm jetën e tyre, por dhe të personave përreth. Për ta kjo gjë duket argëtuese, aq sa kanë përfshirë dhe fëmijë të vegjël.

Kjo gjë është kthyer në shqetësim për kompaninë prodhuese.

Netflix u detyrua të nxjerrë një paralajmërim që të mos e provojnë askund skenat e filmit pasi nuk duan që ndjekësit të përfundojnë në spitale.