Përdhunimi i modeles, policia merr vendimin zyrtar për Neymar

487
Sigal

Më në fund një lajm i mirë për Neymar. Sulmuesi brazilian është liruar nga akuzat e rënda për përdhunim dhe tani mund të jetë i qetë për të vendosur se ku do të vazhdojë karrierën.

Policia braziliane nuk do të ngrejë zyrtarisht padi, pasi autoritetet bëjnë të ditur se në përfundim të hetimeve nuk janë gjetur prova për të inkriminuar futbollistin.

Neymar u akuzua nga modelja Najila Trindade, e cila pretendonte se ishte viktimë e dhunës seksuale gjatë takimit me sulmuesin në një hotel të Parisit në fillim të muajit qershor. Por, policia e Sao Paolo ka kërkuar arkivimin e çështjes në gjykatë, e cila duhet të vendosë brenda 15 ditëve, nëse do ta bëjë ose jo këtë gjë.

Sipas gazetës “Folha de Sao Paulo”, e cila ka publikuar raportin e plotë të hetimeve, autoritetet kanë gjetur shumë kundërshtime në deklaratat e akuzueses, duke dalë në përfundimin se Neymar nuk e ka kryer krimin e pretenduar. Vetë sulmuesi kishte mohuar me forcë akuzat, ndërsa tani është liruar zyrtarisht nga ato.

Një çlirim i vërtetë në këtë periudhë të ngarkuar për futbollistin sa i përket merkatos.

Neymar e ka vendosur se do të largohet të nga Paris SG për t’u rikthyer te Barcelona. Sipas mediave spanjolle, klubi “blaugrana” ka bërë një tjetër ofertë dhe është gati të paguajë 180 milion euro për të patur sërish në dispozicion shërbimet e brazilianit.