Për 6 javë jeta do u kthehet përmbys; Marsi në këtë shenjë horoskopi sjell konflikte dhe nxjerr…

507
Sigal

Ndonëse prej datës 23 shtator jemi zyrtarisht në sezonin e Peshores , Marsi, planeti i veprimit, ka qenë në Virgjëreshë, duke i zënë të gjithë njerëzit me punë, edhe pse këtë periudhë supozohet të qetësohemi ! E gjitha kjo do të ndryshojë këto ditë, kur planeti i Marsit të hyjë më në fund në shenjën e Peshores! Më në fund puna zbret disa vende në listën e përparësive dhe sërish do të gjeni kohën e lirë për t’u marrë me veten , apo për t’i përkushtuar lidhjeve të rëndësishme.  Shenjat e ajrit Peshorja, Binjakët dhe Ujori ndjejnë efektet më pozitive të këtij tranzicioni, ndërsa shenjat kardinale Dashi, Bricjapi dhe Gaforrja do të ndihen disi të tensionuar.

Marsi në Peshore – nuk është vendi më i mirë për këtë planet sepse ky i fundit i përket shenjës së DASHIT, e duke qenë se Dashi është shenjë e kundërt me Peshoren, gjërat nuk janë shumë të lehta.

Dallimi kryesor është se sezoni i Dashit na nxit ambicien personale (e cila përputhet në mënyrë të përsosur me Marsin si planeti i pohimit), ndërsa Peshorja ka të bëjë me marrëdhëniet, bashkëpunimet në ekip etj, pra një realitet krejt paralel me atë të shenjës së tokës !

Do e keni të vështirë të kuptoni se çfarë doni të bëni, si dëshironi ta bëni atë, kur ta bëni atë … Megjithatë kjo periudhë gjashtë javore është e përsosur për të mësuar se si të bashkëpunosh më mirë me të tjerët dhe të mbështetesh te njerëzit që i beson më shumë. Përkushtojini kohë marrëdhënieve njerëzore sepse në këtë mënyrë do të kuptoni se kush e meriton vëmendjen e kohën tuaj.

Marsi është planeti i veprimit, i sigurt, por është gjithashtu planeti i agresionit. Nuk do jetë fare e vështirë të kapeni për një fjalë, por duke qenë se Peshorja është e njohur për aftësitë e saj diplomatike, nuk do jetë e vështirë të arrini një kompromis! E gjitha është të arrini atë që doni ju e  ta përdorni në avantazhin tuaj! Në fund të kësaj, ju mund të keni marrëdhënie më të forta, të kuptoni më mirë këndvështrimin e të tjerëve, të zgjeroni këndvështrimet tuaja dhe të ndjeheni si një person më i ekuilibruar!