Parashikimi i yjeve për sot 25 Tetor 2019

497
Sigal

Dashi
Pjesa juaj e jashtme dhe ajo e brendshme nuk do të jenë të sinkronizuara gjatë ditës së sotme për të lindurit e kësaj shenje. Në fakt, në sytë e të tjerëve do të dukeni fantastikë, por nuk do të ndiheni të tillë. Jepini më shumë kohë vetes dhe flini pak më gjatë.

Demi
Mos flisni rreth gjërave tuaja private dhe përgjithësisht përpiquni t’i mbani të fshehta ato. Edhe nëse bisedoni me miqtë tuaj të ngushtë, rekomandohet të mos i zbuloni sekretet tuaja. Përpiquni të relaksoheni pasdite, për të rifituar energjitë për ditën e ardhshme.

Binjakët
Do të ndiheni shumë energjikë gjatë ditës së sotme dhe të mbushur me optimizëm. Kjo do të vihet në dukje edhe nga njerëzit rreth jush. Një energji e tillë do t’ju bëjë që të kaloni një ditë tejet argëtuese. Në lidhje me partnerin/partneren tuaj, gjithçka do të shkojë ashtu sikurse e kishit parashikuar.

Gaforrja
Ekziston mundësia të mendoni sikur askush nuk po ju kupton. Miqtë e ngushtë do t’ju duken shumë larg. Megjithatë, një ndjesi e tillë mund të jetë disi e vërtetë, por kjo mund të zgjasë shumë pak dhe gjithçka të kthehet si më parë.

Luani
Të lindurit e kësaj shenje do të sillen me diplomaci gjatë ditës së sotme. Takti dhe sharmi juaj do t’i bëjë personat përballë jush që të “dorëzohen”. Përdoreni influencën vetëm për të arritur qëllime të mira dhe mos i kaloni kufijtë.

Virgjëresha
Energjia pozitive e të tjerëve do të ndikojë mjaft mirë edhe te ju sot. Do të mësoni nga veprimet e personave rreth jush dhe do të dëgjoni me kujdes këshillat e tyre. Sa i përket anës financiare, nuk rekomandohet të ndërmerrni vendime për të investuar sot në një projekt të caktuar.

Peshorja
Një detyrim familjar do të shkaktojë një konflikt mes jush dhe partnerit/partneres suaj. Mos u nxitoni, ose në të kundërt duhet të përgatiteni për pasojat. Beqarët e kësaj shenje mund të njohin dikë sot, me të cilin/cilën mund të nisni një marrëdhënie romantike.

Akrepi
Sapo të zgjoheni në mëngjes, do të ndjeni energjinë e duhur për të ndërmarrë disa sfida të ndryshme. Besimi juaj në vetvete është rritur dhe kjo do të ndikojë mjaft mirë në veprimet tuaja. Është dita e duhur për t’u angazhuar maksimalisht në përfundimin e një detyre të lënë përgjysmë.

Shigjetari
Mund të përballeni me një situatë tejet të vështirë gjatë kësaj të premteje, por do ta përballoni me qetësi. Koha kalon shpejt dhe do t’ju duhet patjetër të gjeni një zgjidhje për këtë çështje. Partneri/partnerja juaj do t’ju ofrojë mbështetje maksimale, çfarë do t’ju duhet pafund në një situatë të tillë.

Bricjapi
Nuk ka rëndësi se çfarë do të bëni sot, por rëndësi ka ta bëni atë me bindje. Nuk rekomandohet të lini në mes diçka sapo ajo fillon t’ju duket e mërzitshme. Duhet të angazhoheni dhe të keni durim deri në fund.

Ujori
Nëse jeni të interesuar të njihni dikë më mirë, mos dëgjoni fjalët që thuhen për të, por shihni me vëmendje veprimet e tij/saj. Sa i përket aspektit profesional, pritet të jetë një ditë e zakonshme. Në mbrëmje mund t’ju vijë një ftesë nga një person tejet i dashur për ju.

Peshqit
Nëse një i afërmi juaj po sillet krejt ndryshe sot, përpiquni të zbuloni se çfarë po ndodh me të. Megjithatë, tregohuni të kujdesshëm, pasi ndërhyrja juaj mund ta përkeqësojë situatën.