Olivia Colman, ish-pastruesja që rrëmbeu çmimin Oscar

468
Sigal

Olivia fitoi çmimin “Aktorja më e mirë” për rolin e saj të Mbretëreshës Anne në filmin “The Favourite”.

45-vjeçarja ishte super e entuziazmuar kur pranoi çmimin, ndërsa mbajti një fjalim frymëzues:“Çdo vajze të vogël që po praktikon fjalimin e saj për në televizion, nuk i dihet kurrë! Punoja si pastruese dhe kalova shumë kohë duke e imagjinuar këtë”-tha ajo gjatë fjalimit që mbajti para  të gjithëve.

Pasi emri i saj u shpall fituese, Olivia Colman-it nuk i besohej: “Është shumë stresuese. Kjo është e hatashme. Mora një Oscar”.