Njihuni me parukieren që të hidhet në prehër kur të pret flokët

125

Padyshim që nuk jeni përballur kurrë me një parukiere të tillë. Video e Penny Lee duke i hedhur në prehër klientit të saj ndërsa i priste flokët është bërë virale.

Modelja e Instagram-it është e njohur për videot e saj të twerk-ing. Dhe në video ajo shihet duke iu hedhur në prehër Mike Ruga në një dyqan berberi.

E veshur me një bluzë të zezë, të brendshme ngjyrë të kuqe dhe një palë taka të kuqe, Penny u filmua duke prekur flokët e Mike para se të ulej në prehër.

Ndërsa klientët e tjerë e shikojnë.

Mike ndau video në Instagram me titullin: “Të të priten flokët nga parukierja ime e preferuar.”

Edhe Penny publikoi pamjet dhe shkroi: “Mora licencën si parukiere dhe Mike Ruga është klienti im i parë.”