Na thoni shenjën e Horoskopit, t’ju zbulojmë si i përdorni rrjetet sociale

91

Në qoftë se do t’ju kërkonim të përshkruani si e nisët ditën sot, gjëja e parë që prisni të lexoni janë përgjigje të tipit ”U zgjova që pa gdhirë;

Nuk kam fjetur mirë mbrëmë; Hëngra mëngjes shpejt e shpejt dhe harrova të laj dhëmbët” etj.

Mirëpo mos harroni se jetojmë në epokën e teknologjisë, dhe doni apo s’doni ju dita nis me një vëzhgim të shpejtë në Instagram, ose Facebook.

Kurse ata që e konsiderojnë veten më të ngeshëm, nuk hezitojnë të provojnë ndonjë filtër të ri në Snapchat. Por për çudi, dëshira për të ndarë sa më shumë gjëra me të tjerët varet edhe nga shenja e horoskopit.

Zbuloni më poshtë si ndikojnë yjet në marrëdhënien që keni me rrjetet sociale.

DASHI

Dashi është një nga shenjat më egocentrike të zodiakut, ndaj nuk është aspak çudi që publikon shumë selfie dhe video në ditë. Epo, si mund të bjerë ndryshe në sy?

DEMI:

Të lindurit në këtë shenjë kanë shumë vetëbesim, ndaj nuk e kanë të nevojshme të marrin miratimin e të tjerëve, për t’u ndjerë mirë me veten. Në përgjithësi u pëlqen të postojnë foto dhe video që lidhen me punën dhe udhëtimet.

BINJAKËT:

Marrëdhënia e Binjakëve me rrjetet sociale është një marrëdhënie dashuri-urrejtjeje. Nga njëra anë duan të tërheqin vëmendjen e të tjerëve, ndërsa nga ana tjetër kanë frikë se mos paragjykohen nga ajo që postojnë.

GAFORRJA:

Sipas Gaforres, rrjetet sociale janë thjesht humbje kohe, megjithatë asgjë nuk e pengon t’ju kthejë përgjigje me shpejtësinë e erës, të postojë foto dhe video, e ndonjëherë edhe të bëjë moral sesi virtualiteti po na merr frymën. Të çuditshme këto Gaforret!

LUANI:

Luani dëshiron të jetë i pari në gjithçka, përfshirë këtu edhe rrjetet sociale. Nuk mund të lëmë pa përmendur se është shenja më e përditësuar lidhur me fjalën e fundit të teknologjisë, programet e reja etj. Megjithatë çuditërisht nuk i pëlqen të tregojë gjëra nga vetja, por të komentojë tek të tjerët.

VIRGJËRESHA:

E mbani mend herën e fundit kur keni ndërruar foton e profilit në Facebook? Duhet të ketë ndodhur vite më parë, pasi Virgjëreshës nuk i interesojnë aspak rrjetet sociale. Nuk varet prej tyre dhe mendon se mund të ‘’mbijetojë’’ në një botë pa ndjekës, ‘like’ dhe komente. Lum si ajo!

PESHORJA:

Për Peshoren ka vërtetë rëndësi të shijojë momentin me njerëzit që ka pranë, dhe jo me të panjohur në rrjete sociale. Poston shumë rrallë dhe i përdor ato kryesisht si mjete komunikimi me njerëzit që janë larg.

AKREPI:

Akrepi është një përdorues i heshtur i rrjeteve sociale. Nuk poston asgjë për veten, por di thuajse gjithçka për të tjerët. Kjo është mënyra e tij për të studiuar’’prenë’’ e radhës. SHIGJETARI: Shigjetari nuk guxon kurrë të postojë një foto të thjeshtë nga zyra, apo teksa pi një gotë verë me miq. Fotografitë e tij duhet të jenë të çmendura njëlloj si aventurat që bën, dhe të marrin sa më shumë komente pozitive.

BRICJAPI:

Bricjapi e ka shumë të qartë kufirin mes jetës reale dhe asaj virtuale. Në përgjithësi i përdor rrjetet sociale për të ndarë pasionet e tij, ose arritjet në punë.

UJORI:

Ujori nuk i ka marrëdhëniet mirë me telefonin, imagjinoni me rrjetet sociale. Nuk i pëlqen aspak të ndajë përditshmërinë e tij me të tjerët, t’u përgjigjet mesazheve e komenteve të tyre, apo t’u ”kthejë qokën” siç ndodh rëndomtë.

PESHQIT:

Peshqit janë ëndërrimtarë të pavdekshëm e romantikë të lindur, ndaj nuk është habi që në fotot e tyre të shihni imazhe çiftesh të dashuruara, perëndim dielli etj. Nuk janë të varur prej rrjeteve sociale, por herë pas here i përdorin për të shprehur emocionet e tyre.