Mësoni se sa shumë e do fytyra juaj lëkurën e portokallit

409
Sigal

Pasi kemi shijuar frutin e portokallit, shumica prej nesh e flakim tutje lëkurën e tij.

Por, duke bërë këtë ne humbasim shumë përfitime, sepse lëkura e tij është e veçantë për bukurinë dhe përdorime të tjera.
Të pasur me vitamina A dhe C, kalcium, magnez, fosfor dhe plot lëndë të tjera ushqyese, ai e përmirëson tërësisht lëkurën e fytyrës. Ja një recetë për t’a përdorur:
Përbërësit:
2 lugë çaji lëkurë portokalli pluhur
2 lugë kos
1 lugë mjaltë
Përgatitja:
Shtojini të gjithë përbërësit në një tas qelqi dhe përziejini së bashku duke krijuar me to një pastë.
Aplikojeni këtë maskë natyrale në fytyrë dhe në qafë, duke i masazhuar butësisht me lëvizje rrethore.
Lëreni të veprojë për 20 minuta dhe më pas shpërlajini me ujë të ngrohtë.
Përdoreni këtë maskë 2 deri në 3 herë në javë.
Me këtë maskë do të dalloni një shkëlqim në fytyrën tuaj, duke harruar pikat e zeza dhe aknet që kishit para se ta përdornit këtë maskë tërësisht me përbërës natyralë dhe të shëndetshëm, shkruan Shije.
Shënim: Për të përgatitur pluhurin e lëkurës së portokallit, duhet që ta qëroni atë 3 ditë përpara, në mënyrë që ajo të ketë mundësi të thahet.