Mbretëresha Elisabeth II kërkon menaxher për rrjetet sociale, ofron 30 mijë paundë

108

Faqja e internetit të familjes mbretërore aktualisht në një reklamë për vendet e punës në rolin e një menaxheri të rrjeteve sociale të vetë Mbretëreshës Elisabeth II. Ky pozicion shërben për të gjetur mënyra të reja për të ruajtur praninë e Mbretëreshës në sytë e publikut dhe në skenën ndërkombëtare.

Sipas njoftimit, puna do të përfshijë menaxhimin e lajmeve të përditshme në platformat digjitale dhe të rrjeteve sociale, krijimin e përmbajtjes, si dhe kërkimin dhe shkrimin e karakteristikave.

Ky pozicion do të vendoset në Pallatin Buckingham dhe do të ofrojë pagën prej 30,000 paundësh, në varësi të përvojës dhe do të kërkojë që punonjësi të punojë 37,5 orë në javë, nga e hëna deri të premten.