Maska që do i zhdukë përgjithmonë aknet dhe shenjat në fytyrën tuaj

555
Sigal

Mirëmbajtja e fytyrës është një punë më vete që do shumë përkushtim dhe kujdes. Nëse e teproni edhe me maskat apo trajtimet e tepërta ju mund ta dëmtoni atë në vend që ta përmirësoni.Maska e mëposhtme është krejtësisht natyrale dhe të gjithë përbërësit janë të shëndetshëm për lëkurën. Maska i largon të gjitha problemet e lëkurës dhe e bën atë të shëndetshme dhe të pastër.

Përbërësit:
– Sodë buke
– Uthull molle
– Mjaltë
– Gjysmë limoni

Metoda e përgatitjes:
Shtojeni një lugë çaji uthull molle në një gotë të mbushur deri në gjysmë me ujë. Në një tas tjetër, qiteni sodën e bukës dhe pastaj aty shtojeni ujin dhe uthullën. Pasi ta bëni këtë, shtojeni lëngun që e shtrydhni nga një gjysmë limoni, dhe përzijeni derisa të krijohet pasta.

Përdorimi:
Pastrojeni fytyrën në mënyrë që t’i hapni poret dhe t’i eliminoni të gjitha grimcat e makijazhit. Me një copë pambuku thajeni lëkurën. Pasi ta bëni këtë, aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 5-10 minuta. Në fund pastrojeni me ujë të ngrohtë dhe prapë me ujë të ftohtë për t’i mbyllur poret.