Korridori misterioz detar që zhduk çdo gjë

444
Sigal

Ngushtica Malaka është një nga rrugët detare më të mëdha të tregtisë në botë. Kjo ngushticë 890 kilometra e gjatë ndan Malajzinë dhe Indonezinë. Në pjesën më të ngushtë të saj është vetëm 3 kilometra e gjerë. Aty kalojnë me mijëra anije tregtare në vit, duke e bërë atë një nga shtigjet më të rëndësishme. Por kjo ngushticë ka dhe anën e saj të errët. Historia ka treguar se aty janë zhdukur shumë anije.

Misteri më i madh mund të jetë zhdukja e aeroplanit “Malaysia Airlines” e fluturimit 370 në vitin 2014. Momentet e fundit përpara zhdukjes, radari regjistroi se aeroplani po kthehej pas në Malajzi duke shkuar drejt ngushticës Malaka. Në veri të Sumatrës, humbi nga radarët.

Përveç tragjedive, në ngushticën e Malaka thuhet se gjendet një thesar. Në vitin 1511, një anije portugeze u mbyt duke lundruar në këto ujëra. Bashkë me 400 personat në bord, në fund të detit përfunduan edhe ar e diamante, me vlerë 3 miliardë Dollarë. Rrënojat e kësaj anije nuk janë gjetur kurrë. As thesari i çmuar.