Kjo është temperatura e duhur e frigoriferit që ushqimet tuaja mos prishen

1299
Sigal

Nëse thuajse çdo javë largoni ushqime të cilat prishen, atëherë fajtor është frigoriferi.

Gjysma prej nesh nuk e dimë temperaturën optimale të cilën duhet ta mbajë frigoriferi në mënyrë që të sigurohet se produktet që gjenden brenda të mos dëmtohen më herët sesa duhet.

Organizata bamirëse për mbetjet ushqimore ‘WRAP’ ka deklaruar se njerëzit nuk janë saktësisht të vetëdijshëm se në çfarë temperatura duhet ta mbajnë frigoriferin, e kjo shpie që ushqimi të prishet.
WRAP thotë se britanikët kryesisht e lënë frigoriferin me temperaturë 7 gradë celsius, që është më e lartë sesa ajo që e rekomandon Agjencia e Standardeve Ushqimore – pra diçka mes 0 deri në 5 gradë celsius.

Temperatura mbi 5 gradë celsius ndikon që qumështi dhe produktet tjera ushqimore të prishen më shpejt dhe detyroheni t’i largoni.

Një tjetër gjë që duhet të keni parasysh është të mos e mbushni tepër frigoriferin, pasi që hapësira e lejon ajrin të qarkullojë dhe ta mbajë temperaturën e caktuar.