Keni nisur pushimet dhe doni të përfitoni ngjyrë çokollate? Ja disa truke të thjeshta që ju nxijnë që ditën e parë

504
Sigal

Doni të bëheni si çokollatë nga rrezet e diellit? Për këtë ju vijnë në ndihmë produktet ushqimor.

Mjafton një lisë me fruta dhe perime që të bëjnë lëkurët tuaj më përthithëse ndaj rrezeve. Edhe pse ka plot produkte kozmetike, sërish këshillat nuk bëjnë Asnjerë keq…!

Shtesat ushqimore – Shtesat ushqimore që mund të nxisin një nxirje të shëndetshme dhe të njëtrajtshme janë seleni dhe betakaroteni.

Të pasur me veti antioksidante, këto produkte neutralizojnë veprimin e radikaleve të lira dhe në trup shndërrohen në vitaminën A, e rëndësishme për lëkurë të shëndetshme dhe për sytë.

Përveç kësaj, betakaroteni mund të jetë një ndihmë për ata që kanë lëkurë të çelët dhe rrezikojnë të digjen.

Dietë me ngjyrë – Ju mund ta gjeni betakarotenin në të gjitha ushqimet e kuqe, të verdha, portokalli dhe vjollcë.

Produktet bimore tipike të verës dhe pranverës, të tilla si kajsia, luleshtrydhet, pjeshkët, domatet, pjepri dhe karota janë të pasura me vitaminë A, e pranishme edhe në perimet me gjethe jeshile të tilla si spinaqi dhe sallata.

Acidi lipoik – I rëndësishëm për të parandaluar dhe luftuar dëmet e radikaleve të lira, acidi lipoik është i pranishëm në disa perime si spinaqi, brokoli dhe patatet. Për më tepër, ai mund të merret si një shtojcë. Likopeni, i cili është i bollshëm në domate, ndihmon për të stimuluar rigjenerimin e kolagjenit dhe të mbajë lëkurën elastike.

Ushqimi mes vakteve – Dritë jeshile për “smoothie” me pjeshkë, karota, luleshtrydhe, papaja, kivi, manaferra, rrush i kuq, boronica dhe mango, të pasura me vitaminë A. Nëse ju doni një ëmbëlsirë tëa freskët dhe të lehtë, shtoni copa frutash në një kos të bardhë. Frutat janë të mira për të luftuar urinë gjatë ditës dhe zbusin trupin tuaj kur ju keni marrë diell.