Jonida Maliqi shkëlqen në skenën e ‘Eurovision 2019’, përfundon me sukses interpretimi i shqiptares

691
Sigal

Ka përfunduar suksesshëm prezantimin e saj në natën e dytë gjysmëfinale të “Eurovision 2019”, artistja shqiptare Jonida Maliqi.

Ajo wshtw ngjitur nw skenw e 14-ta nw radhw pwr tw kënduar ‘live’ këngën e saj “Ktheju tokës”, me të cilën përfaqëson sivjet Shqipërinë në festivalin evropian.

E veshur me plot glamur dhe me një interpretim korrekt notash, Jonida Maliqi la mbresa te të gjithë shikuesit me paraqitjen e saj plot shkëlqim.

Artistja shqiptare është në garë edhe me 17 shtete të tjera, teksa mënyra për ta votuar atë është dërgimi i kodit “14” në numrat përkatës të secilit shtet.

Shqiptarët nga diaspora mund të votojnë për ta ndihmuar Shqipërinë që këtë vit ta prekë finalen e “Eurovision”-it, i cili po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Votimi do të hapet në përfundim të të gjitha performancave dhe do të zgjasë vetëm 15 minuta.

Më poshtë ju prezantojmë me mënyrën e votimit prej secilit shtet, teksa mund të votohet edhe përmes aplikacionit “Eurovision”, tek të gjithë ata që e kanë shkarkuar në telefonat e tyre.

ImageImageImage