Jonida Maliqi merr surprizën e bukur sapo mbërrin në Izrael

504
Sigal

Jonida Maliqi do të përfaqësojë vendin tonë në Eurovision, që pritet të zhvillohet në muajin maj. Tashmë ajo ndodhet në Izrael, vendi ku do të organizohet këtë vit ky kompeticion.

Gjatë ditës së sotme Maliqi ka publikuar disa imazhe në rrjete sociale ku ka treguar dashurinë që ka marrë sapo ka zbritur nga avioni, prej disa fansave  adoleshentë.

Këngëtarja është ndjerë shumë e emocionuar dhe diçka të tillë e ka shprehur edhe në rrjete sociale. Ajo ka ndarë disa imazhe dhe krahas tyre ka shkruar: “Kjo është e mrekullueshme”,-shkruan Jonida.

Këngëtarja ka vendosur që këngën “Kthehu Tokës” t’a këndojë në gjuhën shqipe në skenën e Eurovision në Tel Aviv.