Jennifer Aniston në kopertinën e ‘Harper’s Bazaar’, provon se mosha është vetëm një numër

535
Sigal

Jennifer Aniston provon se mosha është me të vërtetë vetëm një numër duke u paraqitur në një foto sexy në të 50-tat e saj.

Kanë kaluar  25 vite që kur ajo së pari fitoi famë në ‘Friends’ dhe aktorja mahnitëse duket ende edhe sot e bukur dhe e freskët në sajë të stërvitjeve të përditshme, një diete të shëndetshme dhe regjimit të saj të bukurisë.

Por Jennifer thotë se çelësi i vërtetë për një paraqitje sa më të mirë është lumturia.

“Lumturia është çelësi kryesor. Babai im është 100 për qind grek dhe mezi ka një rrudhë. As gjyshja ime, e cila ishte 95 vjeçe kur vdiq thuajse nuk kishte asnjë rrudhë. Jeta ime është e bukur dhe unë jam e lumtur. Është një zgjedhje”, ka thënë ajo.

Pavarësisht nga mosha e saj, ajo nuk ka ndërmend të ngadalësojë ritmin dhe mënyrën e saj të jetesës, siç dëshmohet nga fotografitë për botimin e fundit të revistës Harper’s Bazaar US.