Ja si e ironizojnë dy 11-vjeçare Jonida Maliqin

1044
Sigal

Gjatë prezencës së saj në Eurovision, Jonida Maliqi përveç dashurisë dhe përkrahjes së publikut gjatë prezantimit të këngës së saj “Ktheju Tokës”, ka marrë edhe kritika.

Kritikat e shumta ndaj saj kanë qenë së tepërmi për nivelin e saj të dobët të anglishtes, gjë e cila do t’i linte fansat pafjalë, marrë parasysh edhe nivelin e formimit që ka Maliqi.

Mirëpo, mesa duket kritikat nuk janë mjaftuar vetëm me ditët e Festivalit, ndërsa pak pas dhënies së verdiktit final që e la Shqipërinë në vend të 18 në prezencën e saj në kompeticion, përmes një video rrjeti ka vendosur ta ironizojë keq Jonidën.

Në video shihen dy vajza rreth tek të 11-tat të cilat imitojnë në mënyrë tallëse këngëtaren me gjeste dhe artikulacione në gjuhën angleze. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme.