Ja disa nga veset që kanë njerëzit e mërzitshëm…

132

Gjithkush ka potencial të jetë interesant dhe i mërzitshëm.

Cilësitë e përbashkëta të individëve jashtëzakonisht të mërzitshëm përfshijnë improvizimin e dobët dhe aftësitë treguese.

Njerëzit e mërzitshëm gjithashtu kanë mungesë të mendimeve origjinale. Absolutisht gjithkush ka aftësinë të jetë interesant. Por kjo vjen më natyrshëm për disa njerëz sesa për të tjerët.

Por çfarë e bën një person të mërzitshëm?

-Bëjnë biseda të pa balancuara, pra në vend të që të flasin dhe dëgjojnë ata ndërhyjnë shpesh në bisedë duke ndërprerë.

-Njerëzit e mërzitshëm nuk mund të kuptojnë nëse të tjerët janë të interesuar në bisedë.

-Nuk kanë humor, kjo tregon mungesë aftësie për të vlerësuar një ide ose një ngjarje nga një sërë perspektivash.

-Njerëzit e mërzitshëm nuk kanë asgjë për të thënë në biseda.

-Bëjnë gjithmonë të njëjtat gjëra pra monotonia është pjesë e pandashme e jetës së tyre.

-Nuk kanë mendimet e tyre. Nëse nuk keni menduar në mënyrë kritike për botën rreth jush, nuk do të keni shumë për të ofruar në bisedë.

-Nuk kanë asgjë të re për të shtuar. Nëse nuk jepni asgjë të re për dëgjuesin, ata nuk do të interesohen.

-Njerëzit e mërzitshëm nuk dinë si të tregojnë një histori të mirë. Nuk kanë asgjë të re për t’u shtuar dhe nuk mund t’i shohin gjërat nga perspektivat e njerëzve të tjerë.

Nuk përfshijnë askënd në bisedë sepse përpiqen të provojnë se sa të mençur janë.