Ja 5 arsye pse të lindurit në tetor janë më të veçantë

612
Sigal

Ky muaj na kujton Halloween-in me gjithë fantazmat e tij, por për mamatë e ardhshme mund të jetë çdo gjë tjetër, përveçse i frikshëm. Fëmijët e lindur në tetor janë të veçantë! Bazuar në studime shkencore ka 5 arsye pse!

Janë sportistë të mirë

Bazuar në studimet e fundit, bebet e lindura në tetor, do të jenë me shumë mundësi sportistët e së nesërmes. Kjo për shkak se janë më të fortë fizikisht se fëmijët e lindur në muajt e tjerë, me përjashtim të shtatorit dhe nëntorit. Fëmijët e lindur në vjeshtë kanë kocka dhe muskuj më të fortë. Të gjitha këto janë lajme të mira për çdo president të ardhshëm që lind këtë muaj.

Potencial për t’u bërë lideral 

Një pjesë e mirë e liderave të Amerikës (dhe atyre shqiptarë) kanë lindur në këtë muaj, kështu që përgatiteni veten nëse shihni që bebi ka prirje politike. Është e shkruar në yje!

Shanse të festojnë ditëlindjen e 100-të

Sipas një studimi të bërë në 2011 në universitetin e Chicago-s, njerëzit e lindur në tetor kanë më shumë shanse të jetojnë një shekull, krahasuar me ata të lindurit në prill.

Kanë më pak probleme kardiake

Bebet e tetorit kanë zemra të forta, diçka që shpjegon edhe më mirë faktin më lart!

Nuk kanë probleme me shëndetin mendor

Ekspertët kanë arritur në përfundimin se njerëzit e lindur në tetor janë ata që kryejnë më pak vetëvrasje. Kujdesen dhe janë të shëndetshëm mendërisht, njësoj si fizikisht.