Ja 10 mënyra si t’i ruani pjeshkët, për t’i ngrënë edhe në vjeshtë

612
Sigal

Të ngrini pjeshkat është një mënyrë e shkëlqyer për t’i përdorur ato edhe pas verës. Ato mund të përdoren për t’i ngrënë ose edhe për të eksperimentuar në receta të ndryshme. E preferuara ime është t’i ha ato direkt pasi hap kavanozin….

Përbërsit

9 pjeshkë të mëdha

8 gota ujë

500 gram sheqer

Ushëzimet

1

Në një tenxhere me ujë të valuar vendosni pjeshkët për të zierë me gjithë lëkurë. I Lini vetëm 5 minuta.

2

Pas kësaj, i vendosni direkt në një tas me ujë të ftohtë dhe akull.

3

Pasi pjeshkët të jenë ftohur disi i qëroni me ndihmën e një thike.

4

Filloni i prisni pjeshkët në feta-feta dhe i kaloni në kavanozin e sterilizuar.

5

Bëni një shurup të thjeshtë. Në një tenxhere tjetër shtoni sheqerin, ujin dhe i lini të ziejnë derisa sheqeri të zbutet tërësisht.

6

Shurupin shtojeni tek pjeshkët. Mbylleni mirë kapakun.

7

Që të siguroheni që mbyllja është bërë hermetike, në një tenxhere të madhe me ujë të valuar vendosni kavanozin.

8

E lini për 25 minuta të ziejë.

9

Pas kësaj e nxirrni kavanozin dhe e ruani në një vend të errët.

10

Minimumi për 1 javë mund t’i shijoni!