Ja 10 gjëra që njerëzit i thonë për t’ju bërë të ndjeheni inferiorë (bëni kujdes!)

494
Sigal

Edhe pa shumë trysni, janë disa njerëz që përpiqen të bëjnë të pamundurën për t’i bërë ata që kanë përreth të ndjehen të vegjël. E para gjë që duhet të dini se personi që përpiqet të nxjerrë këtë helm, për vete po vuan. Thënia e vjetër që “të lënduarit lëndojnë të tjerët”, nuk mund të jetë më e vërtetë. Ata janë të pakënaqur me veten dhe kanë mësuar të sulmojnë të tjerët, për të larguar vëmendjen nga mangësitë e tyre. Para se t’ju vënë poshtë, mos harroni kurrë se askush nuk ju bën dot të ndjeheni inferiorë, pa miratimin tuaj.

Ja 10 gjëra që të tjerët bëjnë ose thonë, për t’ju bërë të ndjeheni inferiorë.

Ju injorojnë. Ndonjëherë nuk është ajo që thuhet, por ajo që nuk thuhet. Njerëzit do të injorojnë atë që ofroni, sikur të mos ekzistoni. Ata flasin kur ju po flisni, ju ndërpresin fjalinë, dhe refuzojnë t’ju vënë re, edhe kur hyni në një ambient.

“Nuk jeni shumë i zgjuar në______”. Edhe kur përpjekja juaj më e mirë nuk mjafton, t’i thuash dikujt që “jo aq i zgjuar”, është lënduese.

“Ah sikur të ishe po aq i / e mirë sa ….”. Ne të gjithë kemi lindur me talente dhe dhunti të ndryshme, por shumë prej nesh e gjejnë veten në pozicionin e vështirë të të krahasuarit me dikë tjetër.

“As mos e mendo, është jashtë aftësive të tua”. Pa marrë parasysh se sa e pafundme mund të jetë një ëndërr apo një objektiv, nuk e dini kurrë nivelin e vendosmërisë dhe krijimtarisë që dikush zotëron, për të përballuar atë sfidë.

“Eshtë e kotë”. Qoftë nëse ia thoni vetes kur i flisni negativisht, qoftë kur e dëgjoni nga dikush tjetër, nuk ka frazë që ta dëmtojë më shumë forcën e vullnetit se sa kjo.

“Je rast i pashpresë”. Nëse i beson, këto fjalë të godasin në shpirt. Sa kohë që keni intelektin për të menduar një mendim, ka gjithmonë shpresë që të përmirësoheni.

“Njerëzit si ti nuk besohen”. Ti përfaqëson veten tënde, jo një grup të tërë. Mos pranoni stereotipet që njerëzit i përdorin për të kategorizuar padrejtësisht të tjerët.

“Ti gjithmonë …”. Zakonisht ajo që vjen pas kësaj shprehjeje, nuk është e mirë. Edhe nëse ke zakone të këqia, mund të ndryshosh gjithmonë.

“Ishte thjeshtë shaka”. Nëse keni nevojë të thoni këto fjalë, atëherë nuk ka qenë shaka dhe keni lënduar ndjenja.

“Je shumë i / ndjeshme”. Ndjenjat e tua janë të tuat dhe nuk duhet të kesh nevojë të t’i vlerësojë ndokush. Nëse diçka që dikush thotë të lëndon, kaq mjafton.